Aktualitet18 Korrik 2022, 15:23

Zhdukja e arkave të “Bana King”, Artan Hoxha: Ka pasur 830 kilogram kokainë, paratë do përdoren për atentate

Shkruar nga Pamfleti
Zhdukja e arkave të “Bana King”, Artan Hoxha: Ka pasur 830

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar skandalin me mungesën e rreth 50 arkave me banane nga kontejneri në Portin e Durrësit, në të cilat dyshohet se ka pasur kokainë.

I ftuar në studion e Abc Live, Hoxha tha se nuk ka asnjë dyshim se arkat kanë qenë të mbushura plotë me kokainë.

Hoxha paralelizon rastin aktual me rastin e 29 dhjetorit ku u kapën 7 arka bananesh me 119 kg kokainë.

Sipas tij bëhet fjalë për të njëjtën kompani porositëse dhe se të dyja rastet duhet të çohen në SPAK.

Duke iu referuara rastit të djeshëm me arkat që u zhdukën në mënyrë misterioze nga kontejneri i Portit të Durrësit, Hoxha thotë se 49 arkat e munguara përkthen në 830 kilogramë kokainë me një vlerë tregu prej 85 milionë eurosh.

Hoxha thotë se duhet të merren masa konkrete ndaj rasteve të tilla dhe të dënohen autorët.

Ai thotë më plotë bindje se me paratë e kokainës që u morën dje nga porti i Durrësit do të financohen atentate të tjetra në Shqipëri, siç ishte ai i fundit në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë tre të rinj.

“Një kontejner nga Amerika Latine ka mesatarisht 1080 arka. Një arkë peshon rreth 21 kg. Me çmimin që zbarkon në Durrës ajo vlen 23 mln euro. Nëse janë më shumë arka kap një vlerë akoma më të madhe.

Rasti i ditëve të fundit me mungesat e arkave me banane i ka ndodhur të njëjtës kompani porositëse të cilës iu kapën 7 arka bananesh me 119 kg në 29 dhjetor të vitit të kaluar.

Të arrestuarit janë bishti bandës. Është përdorur e njëjta mënyrë me rastin e 29 dhjetorit. Në 29 dhjetor çështjen nuk e hetoi SPAK. Sot u përsërit e njëjta gjë.

Dyshohet se mungojnë nga 49 që përkthehet në 830 kg kokainë. Kjo sasi kokaine që na është marrë në Durrës ka vlerë tregu, 85 milionë euro. Durrësi duhet të bashkohet me rastin e dhjetorit, janë të njëjtët narkotrafikantë, minimumi mos bëhet kaq haptas. Me paratë e kokainës në Durrës do të financohen atentate tjera”, tha Artan Hoxha

Aktualitet #Bana King #Kokine Artan Hoxha banane