Detaje të reja dalin në dritë nga zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli.
Mediat kanë bërë publike mesazhin e fundit që ai i ka shkruar një mikut të tij, ku e ka njoftuar se kishte prenotuar biletën e kthimit në Itali në datën 10 Janar, dy ditë pasi u bë zhdukja e tij në zonën e Pukës.
Ai i tregon mikut të tij se ka hapur një show room në një qendër tregtare, po shton se deri në datën 6 Janar në Shqipëri situata dhe klima nuk është e mirë, por pa e specifikuar se për çfarë e ka fjalën.
”Kam hapur show room në një qendër tregtare, deri në datën 6 këtu është luftë. Kam prenotuar datën e kthimit në 10 Janar”,mësohet të ketë shkruar në mesazhin e tij Pecorelli.
Ndërkohë javën e ardhshme në Tiranë pritet që të vijnë dhe hetues italianë, që do të mbledhin informacione për zhdukjen e mistershme të Pecorellit.
Gazeta italiane, ‘La Nazione’ shkruan se hetuesit italianë kanë dyshime në lidhje me hetimin që kanë nisur policia shqiptare ndaj do vijnë ta shikojnë më nga afër çështjen.