Devide Pecorreli, biznesmen dhe gjyqtar futbolli në Itali, figurohet i zhdukur prej datës 6 janar 2021. Mësohet se biznesmeni italian kishte marrë një makinë me qira në Rinas, makinë e cila më 8 janar u gjet e djegur në Rreps të Pukës.
Në një deklaratë për ‘ABCnews’, gazetari Artan Hoxha ka treguar se Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për Pecorrelin. Sipas tij, në makinë është gjetur një trup i djegur rëndë, i cili nuk dihet nëse është i bzinesmenit italian apo jo.
Hoxha u shpreh se në dhomën e hotelit ku qëndronte italiani është gjetur një valixhe me rrobat e tij. Një tjetër valixhe tjetër, Devide Pecorreli e kishte në makinë, në bagazh. Sipas gazetarit, ajo ka qenë me produkte kozmetike për femra, të cilat kanë ndihmuar në djegien e makinës.
Pjesë nga deklarata e Artan Hoxhës:
Në makinë është gjetur trupi i një personi të djegur. Jo kocka. Por trupi i një personi të djegur rëndë. Djegia në këto nivele ka ardhur sepse makina është me benzinë, dhe se ai ka pasur me vete një valixhe me produkte kozmetike, të cilat kishin në përbërje të tyre një elementë që ndihmonte zjarrin.
Kufoma është gjetur e djeguar në gjendje të madhe. Nga kqyrja që i është bërë makinës, është dyshuar se mund të ketë qenë zjarr për prishur vendngjarjen. Nuk janë gjetur të shtëna armësh. Është dyshuar se mund të ketë zjarrvënie të qëllimshme. Nga ekspertët deri tani nuk ka prova.
Aty janë gjetur mbetje cigaresh. Është bërë hetim. Vdekja e personit ka ardhur për shkak të një zjarri që mund të ketë ndodhur për shkak të një defekti teknik të makinës. Deri këtu kanë ardhur hetimet.
Në dhomën e tij është gjetur një valixhe tjetër me teshat e tij. Ka pasur një sasi të vogël parash, rreth 600 euro. Këtë e ka thënë dhe bashkëjetuesja e tij. Ngjarja është mbajtur e fshehtë për të parë nëse kemi të bëjmë me një ngjarje të madhe.
Pikëpyetja është se si një njeri si Pecorreli me dy dyqane, hotel, ishte arbitër… Si është e mundur që një shtetas italian, ka tentuar të bëjë biznes në disa zona të vogla, të varfëra. Në Fushë-Arrëz e Rreps. Kjo duket paksa e çuditshme.
Fakti që ai kishte një sasi të vogël parash, fakti që ai në Pukë nuk është parë i shoqëruar me persona të tjerë. Ka shumë elemetë që të bëjën të dyshosh se çfarë donte një italian i vetëm në Shqipëri. Bashkëjetuesja ka thënë se ai nuk kishte probleme.