Kronike 8 Shtator 2019, 14:30

Zhdukja e biznesmenit turk dhe jahti i braktisur/ SHISH dhe Krimet e Rënda drejtojnë ‘radarët’ e hetimit nga trafiku i dr

Shkruar nga Pamfleti

Zhdukja e biznesmenit turk dhe jahti i braktisur/ SHISH dhe Krimet e Rënda drejtojnë ‘radarët’ e hetimit nga trafiku i drogës dhe lidhjet me grupet kriminale

Zhdukja pa adresë e pronarit të jahtit të gjendur në ujërat territoriale shqiptare ka nxitur instutucionet e hetimit në vend që të ndërmarin hapa më të thelluara për të zbuluar misterin. Kështu, prokurorë nga Krimet e Rënda dhe agjentë të SHISH janë bërë pjesë e hetimeve për gjetjen e biznesmenit turk Sevgin Yavuz si dhe arsyen e braktisjes së mjetit lundures rreth 11 milje detare larg Rodonit.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sipas informacioneve thuhet se anija në fjalë është regjistruar për herë të fundit në portin e Tivarit në Malin e Zi aty ku Yavuz ka qendror për disa ditë dhe në datën 2 shtator është larguar prej aty dhe sinjali i fundit i përket orës 17.42 minuta në afërsi të Budvas ku dhe më pas komunikimi i tij me radar është fikur.

Sipas programimit të udhëtimit, vetë biznesmeni turk nuk ka pasur në itenerar Shqipërinë, por thuhet se jahti, i cili u gjend i fikur dhe pa asnjë drejtues në bord është zhvendosur nga erërat e forta gjatë natës. Dyshimet e para të hetuesve ranë mbi një ngjarje aksidentale, por itinerari i përshkruar nga biznesmeni ka shtuar edhe pistën e një eleminimi nga grupe kriminale të përfshira në një trafik droge.

Thënë kjo për faktin se marrëveshjet mes grupeve kriminale turke dhe atyre shqiptare janë shtuar shumë kohët e fundit, pasi Turqia njihet për trafikun e heroinës dhe që siguron lëndën e parë, ndërkohë që tregu ilegal turk ka ‘nevojë’ për kanabis, i cili gjendet me shumicë në Shqipëri.

Ky shkëmbim malli kryhet në shumicën e rasteve me jahte apo dhe anije tregëtare, të cilat pasi sjellin heroinën në Shqipëri, ngarkohen me kanabis për t’a trafikuar drejt Turqisë. Raste të tilla ka pasur disa kohët e fundit. Këtu mund të kujtojmë bandën e Met Kananit, e cila kishte në përbërje të  saj mjete luksoze lundrimi që përdoreshin për trafikun e drograve të ndryshme.

Ndërkohë, sa i përket anijes së gjendur në ujërat territorialë shqiptarë me të dhëna ATIKA BEY dhe targë YM 9896, ajo do ti kthehet familjërave të biznesmenit turk Yavuz. Disa gjurmë të gjetura në brendësi të jaht-it si dhe disa dokumente, mes tyre pasaporta e shtetasit turk do të analizohen për të kuptuar në qoftë se ai ka qenë i vetëm apo jo.

Një tjetër detaj që ka bindur hetuesit për thellimin e këtij hetimi është fakti se anija s’ka asnjë defekt teknik dhe po ashtu ishte e mbushur me karburant për një udhëtim më të gjatë se drejt Shqipërisë. Ndërsa ndër udhëtimet e fundit të këtij jahti rezulton se janë disa porte italiane dhe porti Tivar në Mal të Zi.

codramol
smile

Kronike biznesmeni turk Hetimet jahti turk Krimet e Rënda SHISH