
Testamenti i Edi Ramës
A është rikthimi i basteve sportive i lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt?
Për emisionin “Opinion”, kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur se këto dy çështje nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Sipas Ramës, lidhjet që i bëhen qeverisë me fatin e Martinajt janë kriminale.
Më tej, Rama sqaroi se bastet sportive nuk do të rihapen siç kanë qenë vite më parë, por do të rishikohen modalitete të tjera.
“Kjo është halucinante dhe kriminale. Çështja e lojërave të fatit është e qartë s’ka lidhje me teori. Nuk ka shanc të rikthehen lojërta të fatit. Nuk do ketë hapje të lojërave të fatit. Kemi një problem të vetëm, që ka të bëj më bastet sportive online, një problem që e ka dhe Kina e cila ka dhe dënim me vdekje nëse kapesh duke luajtur. Kjo çështje është hapur kohë më parë nga presidenti Federatës. Të akuzosh qeverinë se angazhohet në iniciativa të tilla për shkaqe të kësaj natyrë është kriminale. Janë të pavërteta. Presidenti i Federatës i është drejtuar një komisioni në Parlament për hapjen e basteve sportive online”- tha Rama.
I ndalur tek akuzat se mbyllja dhe tashmë rihapja e basteve sportive online bëhet për të favorizuar të vëllanë e tij, Olsi Rama, kreu i qeverisë pretendon se propozimi i ardhur nga federatat sportive bënë fjalë për shërbime online të cilat janë të pakontrollueshme. Sipas Ramës, për këto liçenca do të shfrytëzohen kompani ndërkombëtare.
“Në këtë aktivitet për të cilin ne po punojmë për bazën ligjore dhe është shumë e qartë që do merren të gjitha masat që të mos kenë asnjë mundësi për personazhe në hije, sepse do ketë liçenca ndërkombëtare”, tha Rama.
Por a do të përfshihen të afërm të tij në këtë aktivitet? Rama shprehet: “Jetojmë në një civilizim që nga koha e Romës që e kemi zgjidhur. Barra e provës i takon akuzuesit, jo të akuzuarit. Këta janë horrat dhe ky është horrllëku”.