
Zherard Pike publikon foton me partneren e tij të re, ish-mbrojtësi i Barcelonës konfirmon lidhjen me Klara Kia Martin
Zherard Pike ka zyrtarizuar përfundimisht lidhjen e tij me partneren e re, Klara Kia Marti pas zhurmës së madhe që shkaktoi në media tradhtia e tij ndaj Shakirës.
Ish-fmbrojtësi i Barcelonës postoi në Instagramin e tij një foto ku shfaqet krah Klarës dhe ndjekësit kanë shpërthyer në komente.
Komentet pro-Shakirës:
“Kjo foto u pëlqen vetëm të pabesëve ”, ka shkruar dikush në komentin e tij.
“Kjo nuk është dashuri, është një kapsulë e përkohshme”, shkruan një tjetër.
“Duke lexuar komentet shoh se Shakira ka përmbushur ëndrrën e Bolivarit: Të kthejë të gjithë Amerikën Latine kundër Spanjës”, komentoi një ndjekës.
“Ke ndërruar një Mercedes me një Kia”, shkruan një tjetër, duke iu referuar tekstit të këngës së re të Shakirës.
Asnjë reagim nga Shakira:
Këngëtarja kolumbiane është ende e lartë në suksesin e saj nga ‘BZRP Music Sessions ‘53’ që e bëri atë këngën numër 1 të të gjitha kohërave në platformën Spotify.
Nuk dihet ende se sa para kanë hyrë në llogarinë e saj, por sigurisht që bëhet fjalë për miliona euro. Gjithçka që mund të bëjë Zherard Pike është të mbajë kokën lart dhe të vazhdojë të marrë të gjitha trolling pas këtij skandali. Dalja e Klara Kia Martit në profilin e tij në rrjetet sociale është një fitore për të, sepse ajo kishte nevojë për konfirmimin nga Pike.
Ndoshta Shakira nuk do t’i përgjigjet këtij konfirmimi të lidhjes së tyre, por ndoshta do t’i përgjigjet me një këngë tjetër. Shakira thuhet se po planifikon të publikojë një këngë të re më vonë.
Së fundmi dhe në bazë të gjithçkaje që ka rrjedhur, ylli kolumbian me famë ndërkombëtare thekson: “Jam shumë e madhe për ty, prandaj je me dikë si ti” para se të vazhdosh: “Nuk do të kthehem më te ti, edhe nëse qan apo lutesh”.