Sport10 Janar 2023, 16:13

Zhoze Murinjo drejt pankinës së Brazilit, ish-lojtari i tij te Porto jep lajmin e bujshëm

Shkruar nga Pamfleti
Zhoze Murinjo drejt pankinës së Brazilit, ish-lojtari i tij te Porto

Zhoze Murinjo drejt pankinës së Brazilit, ish-lojtari i tij te Porto jep lajmin e bujshëm

Zhoze Murinjo nuk ia doli të bënte realitet ëndrrën e tij për të marrë drejtimin e Portugalisë. Luzitanët zgjodhën spanjollin Roberto Martinez si pasardhësin e Fernando Santos, duke lënë “Special One” përsëri jashtë planeve të saj.

Për trajnerin aktual të Romës, është hapur një derë ndoshta më e rëndësishme. Mediat ndërkombëtare shkruajnë prej ditësh se ka kontakte mes menaxherit të tij, Horge Mendes dhe Federatës së Futbollit të Brazilit. Këto nuk janë më vetëm thashetheme dhe sot “Tuttosport” ka raportuar se janë shtuar bisedat mes palëve për të detajuar një akord të mundshëm.

Në Brazil prej kohësh kërkojnë një trajner me emër në arenën ndërkombëtare, të bindur se ai mund t’i kthejë përsëri në majë të futbollit botëror, pasi pavarësisht emrave të mëdhenj në përbërje, trajnerë të njohur brazilianë nuk ia kanë dalë të sigurojnë fitore në Kupën e Botës. Më parë kanë qarkulluar edhe emrat e Guardiolës, Ançelotit apo edhe Zidan, por me sa duket, Murinjo është ai që gjendet më afër stolit të “Seleçaos”.

Në një bisedë të gjatë me podcastin Mundo GV, Karlos Alberto sugjeroi “Special One” si zëvendësuesin ideal të Tites. Ai tha: “Do të hidhja një bombë këtu, por nuk mundem. Do të flas atëherë. Ndoshta (Murinjo) është trajneri i ekipit brazilian. Të flas i sigurtë nga burime të afërta, ky është informacioni më i fundit.”

Sport tekniku portugez i Romës trajneri i Romës Zhoze Murinjo