alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Zhurma e xhamive ende e parregulluar me ligj në Kosovë, kërkohet ulja e zërit të tyre

23/06/2019, 17:10
ne Prishtine
A A
Zhurma e xhamive ende e parregulluar me ligj në Kosovë, kërkohet ulja e zërit të tyre

Zhurma e xhamive ende e parregulluar me ligj në Kosovë, kërkohet ulja e zërit të tyre

Afër 800 xhami ekzistojnë sot në territorin e Republikës së Kosovës. Pjesa më e madhe e tyre janë të ndërtuara në qytetin e Prizrenit, saktësisht 35.


-Lexo edhe:

Gjykata Speciale i dha 4.5 vite burg, Haradinaj do të apelojë vendimin: Presim ulje të dënimit!

Ish-drejtuesit e UÇK u dënuan në Hagë, reagon Haradinaj: S’janë brezi i parë që përballen me sfida! Lufta për liri e shtet vazhdon

Duke qenë se Kosova është e populluar me shumicë totale islame, edhe shprëndarja e këtyre objekteve fetare ka qenë më e madhe se e kishave dhe katedraleve, shkruan lajmi.net.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Foto: Tri xhami në një rrugë në Prishtinë

Sidoqoftë, jo rrallë herë qytetarët janë ankuar për zhurmën që vije nga këto objekte fetare gjatë thirrjes së ezanit, apo edhe ligjërimeve me zmadhues të zërit që mbahen në këto xhami.

Kjo duke pasur parasysh faktin se disa nga këto rite fetare kryhen në orët e vonshme të mbrëmjes, apo edhe në orët shumë të hershme të mëngjesit, si dhe shumë prej këtyre objekteve fetare janë afër vendbanimeve.

S’ka kufizim për volumin e xhamive në Ligjin për Zhurmën.

Projektligji për zhurmën i cili shumë shpejt pritet të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për votim nuk parasheh ndonjë kufizim për zhurmën e objekteve fetare, xhamive ose kishave.

Këtë po e thotë edhe Leutrim Sahiti nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ai për lajmi.net thotë se qëllimi i këtij projektligji është përcaktimi i një qasjeje unike me synim të shmangies, parandalimit dhe zvogëlimit të efekteve të dëmshme, duke përfshirë bezdisjen për shkak të ekspozimit të zhurmës në mjedis.

“Ky projektligji i referohet zhurmës në mjedis, të cilës i  janë ekspozuar njerëzit, veçanërisht në zona të banuara, parqet publike dhe hapësira të tjera, të qeta çlodhëse,  në zona të  qeta të natyrës, afër institucioneve publike, shkollave, spitaleve, ndërtesave dhe hapësirave tjera të ndjeshme”, thotë ai.

Tek Neni 4 i këtij ligji janë të specifikuara burimet e zhurmës në mjedis.

Sipas këtij neni, burim i zhurmës është çdo burim që emeton zë të padëshirueshëm ose të rrezikshëm, si makineritë, instalimet, pajisjet për punë the transport, operimet teknologjike, pajisjet elektroakustike me nivel të lartë të zërimit.

“Do të thotë që me këtë ligj nuk kufizohet specifikisht niveli  i zhurmës për objekte fetare”, thotë Sahiti për lajmi.net.

Gjithsesi, nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor japin shpresë se një gjë e tillë mund të rregullohet me një Udhëzues Administrativ pas miratimit të projektligjit në Kuvend.

“Por me Udhëzuesin Administrativ për vlerat kufitare të zhurmës për pajisje të jashtme, që do të hartohet pas miratimit të këtij Projekt Ligji do të vendosen vlerat kufitare për pajisje të cilat përdoren në hapësira të jashtme”, thonë nga ministria e Mjedisit.

Modeli i vendeve islame për kufizimin e volumit të xhamive.

 Teologu, Xhabir Hamiti konsideron se çështja në fjalë duhet të rregullohet nga Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me ministrinë e Ambientit.

Ai thotë se nuk duhet të ketë abuzime me lartësinë apo ultësinë e zërit gjatë faljes së namazeve nga minarja e xhamive.

“Çështja e ezanit, gjegjësishtë volumi i thirrjes nga minarja për falje të namazeve  në xhami, duhet të jetë e rregulluar në bashkëpunim me BIK dhe Minstrinë e Ambientit, si  mënyrë e vetme që të  mos ketë abuzime me lartësinë apo ultësinë e zërit, dhe sidomos në pjesët e  zonave urbane, ku popullësia është e dendur”, thotë Hamiti për lajmi.net.

Sipas tij, në shumë vende të botës islame, ezani është i përkufizuar me masë të caktuar decibelësh, duke marrë parasysh orët e vona të natës dhe ato të hershme të mëngjesit.

“Në shumë vende të botës islame,  thirrja e ezanit është e përkufizuar me masë të caktuar decibilësh, sepse janë marr parasysh orët e vona të natës si dhe orët e herëshme të mëngjesit,  të cilat janë kohë e pushimit dhe gjumit të fëmijëve dhe të sëmurëve kronik”, thotë teologu Xhabir Hamiti.

Ankesat e qytetarëve dhe zgjidhja e mundshme e problemit.

Zuhdi Hajzeri, aëntar i Qendrës Evropiane për Studime të Anti Terrorizmit dhe Inteligjencës në Gjermani  e Holandë, jep shembuj interesant nga përvoja e tij në vendet arabe.

Ai tregon se si nga irritimi që kishin nga zhurma e një xhamie nga Kajro të Egjiptit, studentët kishin vendosur të thirrnin vetë ezanin nga xhamia afër vendit ku qëndronin.

“Gjatë studimeve në Kajro kishim një xhami afër banesës ku jetonim, por zëri i myzeinit ishte aspak i këndshëm dhe na irritonte të gjithëve. Madje, kur ngrinte zëri nuk kuptohej asgjë, vetëm një britmë irrituese me zë të shtjerrur. Ne vendosëm që disa student aty afër t’i afrohemi myzeinit me kujdes dhe sjellje të qetë e bindëm që disa student kanë zërin e mirë dhe dëshirojnë t’i ndihmojnë, kështu që në shumicen e rasteve ne si studentë e thirrnim ezanin”, tregon Hajzeri për lajmi.net

Hajzeri thotë se thirrja e ezanit për besimtarët e fesë islame është një kënaqësi, andaj në asnjë formë nuk duhet të jetë irrituese.

Ai propozon edhe rregulla, në bazë të së cilave siç thotë ai mund të zgjidhet ky problem.

“Ezani në vetëvete është një kënaqësi për myslimanët dhe diçka e mirë. Andaj, në asnjë formë nuk duhet të bëhet i tillë që të jetë irritues për të tjerët, por përkundrazi duhet të jetë tërheqës”, thotë ai.

“ Në shumë vende araba kjo është e rregulluar në atë formë që në të gjitha xhamitë thirret i njëjti ezan në të njëjtën kohë dhe me volum normal e të pranuar e me rregull sepse mund të ketë edhe të atillë që nga inati me dikënd apo nga mllefi, ‘shfryhen’ duke e ngritur volumin”, thotë Hajzeri për lajmi.net.

Sidoqoftë, një çështje e tillë kishte ngjallur depate të ashpra edhe në Kuvendin e Kosovës në vitin 2014.

Atë kohë, ish-ministri i Mjedisit, Dardan Gashi kishte sqaruar se me mjetet akustike të përdorura nga këto objekte fetare po i tejkalohen të gjithë nivelet e mundshme.

Neni 4 i Projektligjit i cili atë kohë ishte vënë në votim, e kishte specifikuar ezanin dhe këmbanat e kishave, si zhurmë.

Kjo kishte ngjallur reagime të mëdha nga deputetët tjerë të pranishëm në seancë dhe opinioni në përgjithësi. /Lajmi.net/

 

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Gjykata Speciale i dha 4.5 vite burg, Haradinaj do të apelojë vendimin: Presim ulje të dënimit!
Prishtine

Gjykata Speciale i dha 4.5 vite burg, Haradinaj do të apelojë vendimin: Presim ulje të dënimit!

18/05/2022, 15:41
Ramush Haradinaj
Prishtine

Ish-drejtuesit e UÇK u dënuan në Hagë, reagon Haradinaj: S’janë brezi i parë që përballen me sfida! Lufta për liri e shtet vazhdon

18/05/2022, 12:29
Prishtine

Gjykata e Hagës dënon me 4 vjet e gjysmë burg Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn

18/05/2022, 11:16
Deputeti gjerman për 'Deutsche Welle': Vendimi për Kosovën në KE nuk duhet të lihet në dorë të Beogradit
Prishtine

Deputeti gjerman për ‘Deutsche Welle’: Vendimi për Kosovën në KE nuk duhet të lihet në dorë të Beogradit

18/05/2022, 8:43
Kryesore

Alarm për bombë në Kosovë, evakuohet stafi i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës

17/05/2022, 19:30
Prej dy vitesh në paraburgim, Gjykata Speciale shpallë nesër aktgjykimin për Gucatin dhe Haradinajn
Prishtine

Prej dy vitesh në paraburgim, Gjykata Speciale shpall nesër aktgjykimin për Gucatin dhe Haradinajn

17/05/2022, 17:49
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
‘Bëri fushatë në ambientet e kultit’, Kisha kundër Tërmet Peçit: Marrëzia nuk paska fund

‘Bëri fushatë në ambientet e kultit’, Kisha kundër Tërmet Peçit: Marrëzia nuk paska fund

Receta natyrore që i thotë "mirupafshim" tensionit të lartë të gjakut

Receta natyrore që i thotë "mirupafshim" tensionit të lartë të gjakut

Lajmi i Dites

Frika e Ilir Metës për tu përballur me gazetën austriake dhe turpi i “analistëve”

Frika e Ilir Metës për tu përballur me gazetën austriake dhe turpi i “analistëve”

18/05/2022, 20:07

Lajmet e fundit

Frankfurti në majën e vogël të Europës, gjermanët I falen penalltive, Rejnxhërsin e ‘tradhton’ Aron Ramsej

Frankfurti në majën e vogël të Europës, gjermanët I falen penalltive, Rejnxhërsin e ‘tradhton’ Aron Ramsej

19/05/2022, 0:04
Nuk ka fitues në kohën e rregullt, kampioni i ri i Ligës së Europës vendoset në shtesë

Nuk ka fitues në kohën e rregullt, kampioni i ri i Ligës së Europës vendoset në shtesë

18/05/2022, 23:09
Macron propozon një “paradhomë” për vendet që synojnë integrimin në BE, preket edhe Shqipëria

Integrimi/ Macron: Bullgaria dhe RMV-ja, të angazhohen më tepër në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

18/05/2022, 23:08

Mirë që “ikën”, po pse njëherësh: Berisha bën si Jobs, Meta si “Mesia”, Kryemadhi…!

18/05/2022, 22:59

SHBA rihap ambasadën në Kiev, Blinken: Ne qëndrojmë me krenari dhe vazhdojmë të mbështesim popullin e Ukrainës

18/05/2022, 22:54
Çfarë do të thotë ligji ushtarak në Ukrainë?

Çfarë do të thotë ligji ushtarak në Ukrainë?

18/05/2022, 22:48
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Mazhoranca ka rënë dakord me draftin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, për kushtet dhe kriteret për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #salianji #presidenti #edirama #kryeminister
  • Deklarata e Ilir Metës për të hedhur në gjyq ‘Kronen Zeitung’ është si premtimi i Sali Berishës për të hedhur në gjyq në Paris Antoni Blinken

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #ilirmeta #president #gazeta #austria #saliberisha #edirama #lulzimbasha
  • Ai vendim i qeverisë amerikane shkaktoi natyrisht një shock politik në Shqipëri, e në radhë të parë tek opozita shqiptare, e cila e kishte pasur Sali Berishën lider të saj për 30 vjet.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #saliberisha #nongrada #amerika #politik #spak #korrupsion

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In