Bota 3 Shkurt 2023, 22:34

Zhvillime edhe në “Big Brother VIP Kosova”, Atdheu i jep fund lidhjes me Xhulin

Shkruar nga Pamfleti
Zhvillime edhe në “Big Brother VIP Kosova”, Atdheu i jep fund

Përveç “Big Brother Vip” në Shqipëri, duket se zhvillime ka pasur këtë mbrëmje edhe në “Big Brother VIP Kosova”.

Spektakli sot ka filluar me ngjarje të papritura dhe bombastike, pasi Atdheu ka vendosur që përfundimisht t’i japë fund lidhjes së tij të porsakrijuar me Xhulin.

Shkak për këtë vendim të Atdheut, doli të jetë video materiali i transmetuar, ku shiheshin Mbresa dhe Xhuli në lavanderi dhe ku folën edhe një herë tjetër, rreth njohjes së kësaj të fundit me një person nga jashtë.

“Thjesht, ka mundur të thotë që për respekt të dikujt tjetër nuk dua ta hap përsëri si temë. Ndihem sikur jam futur në mes të një çifti. Kam pasur respekt për Xhulin se është femër, bukën që na ka bërë dhe respektin që na ka bërë, nuk do të ketë ofendime nga ana ime, thjesht unë e këpus këtu”, ka thënë Atdheu pos tjerash”, tha ai.

Ndërsa Xhuli tha se ai nuk ka hyrë në mes të një çifti.

Rajoni atdheu Big Brother Kosova Xhuli