Kosova13 Dhjetor 2022, 14:52

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zv.ndihmëssekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar do të takohen me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Pamfleti ka mësuar se në këtë takim do të diskutohet për tri çështje.

Tema të diskutimit do të jenë situata në veri, plani evropian për marrëveshjen mes dy shteteve i njohur në publik si propozimi franko-gjerman dhe për datën e mundshme për takimin e ardhshëm në mes krerëve të shteteve në Bruksel.

Në një komunikatë të lëshuar nga Qeveria e Kosovës bëhet e ditur se takimi do të mbahet në orën 17:30.

Lajçak vizitoi Kosovën edhe javën e kaluar, ku solli atë që po cilësohet version i ri i planit “evropian” për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Prishtine Albin Kurti dialogu Kosovë-Serbi Miroslav Lajčák

Kosova