Sport19 Qershor 2022, 18:06

Zidan rikthehet të flasë për finalen e Botërorit ndaj Italisë: Nuk jam krenar për episodin me Materacin, por është pjesë e rrugëtimit

Shkruar nga Pamfleti
Zidan rikthehet të flasë për finalen e Botërorit ndaj

Zidan rikthehet të flasë për finalen e Botërorit ndaj Italisë: Nuk jam krenar për episodin me Materacin, por është pjesë e rrugëtimit

Karriera e Zinedin Zidan është e mbushur me momente magjike dhe gola spektakolarë, të cilët e kanë bërë atë të përjetshëm në memorien e tifozëve në gjithë botën. Pavarësisht karrierës brilante, episodi që ka shënjuar rrugëtimin e tij në futboll ka qenë pa dyshim goditja me kokë ndaj Materacit në finalen e Botërorit 2006. 

Zidan është rikthyer të flasë lidhur me atë finale mes Francës dhe Italisë, ndeshje ku ai ishte protagonist absolut. Në një intervistë për “Telefoot”, është ndalur te penalltia ndaj Bufonit dhe padyshim episodi ndaj Materacit. 

“Unë nuk jam krenar për këtë, por është pjesë e udhëtimit” – vetëm pas asaj panenke nga pika e bardhë kundër Bufonit – “Unë duhej ta bëja këtë, nëse është ajo që bëra, është sepse më duhej”. Për të ardhmen, megjithatë, Zidan nuk zbërthehet: ftesa nën Kullën Eifel, në PSG, është gjithmonë e vlefshme. 

“Nuk jam krenar për atë që kam bërë, për gazetën, e kam thënë tashmë”, nis Zizu për “krimin” që i dha fund karrierës në finalen e Berlinit. “Megjithatë është pjesë e udhëtimit, ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën. Asnjë jetë nuk është e përsosur.” 

Pak para se të shkonte tek ai gjest, Zidan kishte arritur të realizonte 1-0 me një “panenkë” të rrezikshme nga pika e penalltisë, e cila kishte zhvendosur Bufonin dhe më pas mori bekimin e tramversës: 

“Nuk ishte çmenduri. Unë duhej ta bëja këtë, nëse është diçka që bëra, është sepse duhej. Mund të kisha bërë një gabim ose jo. Ne ishim në 7 ose 8 minuta, kishte kohë, kisha pak sekonda për të menduar dhe përballë meje ishte një portier që më njihte perfekt, si Bufon. Më duhej të shpikja diçka”. 

A është i afërt kthimi në një stol të një kalibri të lartë? Lidhur me këtë kapitull, Zidan duket se nuk nxitohet: “Unë e kam këtë flakë, futbolli është pasioni im. Çfarë ëndërroj? Asgjë, kam ëndërruar shumë dhe kam marrë shumë gjëra, jam i plotësuar. Unë kam një familje të madhe dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi.” 

Sport Botërori 2006 Marko Materaci Zinedin Zidan