
Zidanit s’ia ndjen për Botërorin, u bën shërbim grave mbi një jaht në Ibiza (fotot)
Zinedin Zidane dha dorëheqjen nga drejtimi i Realit të Madridit menjëherë sapo fitoi UEFA Champions League, duke thënë se nuk kishte cfarë t’i jepte më kësaj skuadre. Ndërkohë, kur të gjithë e kanë mendjen në Kupën e Botës në Rusi, Zidane ka zgjedhur të relaksohet në Ibiza.
Jo vetëm me gruan e tij, por me sa duket në një shoqëri të afërmish, ai shijon bukuritë e zonës turistike spanjolle, e në të njëjtën kohë largon ankthin dhe presionin e përjetuar gjatë sezonit që lamë pas. Ai u shërben grave mbi jaht, sikurse e tregojnë edhe fotot e mëposhtme. /Pamfleti Sport