Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat në zonën e “Astirit” në Tiranë.
Zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike dhe si rezultat është djegur edhe një automjet i parkuar në pronësi të shtetasit me iniciale A.M.
Nga flakët janë djegur gjithashtu edhe disa panele të pallatit, i cili ishte në ndërtim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes