Kronike29 Shtator 2022, 12:18

Zjarr në hotelin në Divjakë, gjendet i djegur në një prej dhomave pronari

Shkruar nga Pamfleti
Zjarr në hotelin në Divjakë, gjendet i djegur në një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Divjakë. Pronari i një hoteli është gjetur i djegur brenda njërës prej dhomave.

Policia njofton se rreth orës 10:30, 60-vjeçari Llambi Marku është gjetur i pajetë në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij.

Po sipas njoftimit, nga veprimet paraprake, dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kronike