Bota19 Gusht 2019, 13:16

Zjarr në ishullin e Kretës, digjet mali Pantokrator

Shkruar nga Pamfleti
Zjarr në ishullin e Kretës, digjet mali Pantokrator

Zjarr në ishullin e Kretës, digjet mali Pantokrator

Një zjarr i madh ka përfshirë pjesën veriore të ishullit grek Kreta, dhe po digjet pylli në malin Pantokrator.

Shefi i shërbimit rajonal të zjarrfikësve Andreas Risos ka deklaruar për agjencinë greke ANA se bëhet fjalë për një zjarr shumë të madh.

Për momentin zjarrin po e shuajnë 22 zjarrfikës, ndërsa nga ajri janë vënë në shërbim katër aeroplanë dhe një helikopter. Risos ka shtuar se pret që së shpejti edhe një aeroplan të bashkohet në shuarjen e zjarrit./Insajderi

Bota Andreas Risos shefi i shërbimit rajonal të zjarrfikësve zjarr në Kretë