Bota27 Korrik 2018, 10:19

Zjarret vdekjeprurëse në Mati, zëvendësministri grek: Ishin të qëllimshme

Shkruar nga Pamfleti
Zjarret vdekjeprurëse në Mati, zëvendësministri grek: Ishin

Zjarret vdekjeprurëse në Mati, zëvendësministri grek: Ishin të qëllimshme

Zjarret vdekjeprurëse që përfshinë hapësira pranë Athinës këtë javë, mund të jenë ndezur me dashje, tha zëvendësministri grek i Mbrojtjes, Mikos Toska.

“Nuk ka vetëm indikacione, por edhe shenja për zjarrvënie”, tha ai, duke mos dhënë më shumë detaje, rapoton rel.

Së paku 82 njerëz vdiqën nga zjarret, ndërsa kërkimet vazhdojnë edhe për rreth 30 të tjerë të zhdukur.

Të gjitha zjarret që kanë paraqitur kërcënim për komunitetet e banueshme janë shuar, thanë autoritetet.

Aeroplanët zjarrfikës dhe fuqia punëtore nga Italia, Spanja, Qiproja dhe Rumania ndihmuan në zbutjen e flakëve.

Ballkani