Aktualitet10 Korrik 2019, 17:58

Zjarri në Bashkinë-Durrës, dogji 112 dosje korrupsioni, të firmosura nga Dako dhe motra e tij, 12 vjet Drejtore Finance në

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në Bashkinë-Durrës, dogji 112 dosje korrupsioni, të firmosura nga Dako dhe motra e tij, 12 vjet Drejtore Finance në Bashki

Policia e Lleshit dhe prokuroria e Donika Prelës, ish-kryeprokurore e Durrësit, që ka mbyllur 134 dosje korrupsioni të Vangjush Dakos e Adrian Çelës, duhet të hetojnë, se përse zjarrfikësit shkuan 70 minuta pas sinjalit; pse nuk nisën shuarjen nga dritaret, por e vështronin zjarrin për 30 minuta radhazi; përse mungonte roja i Bashkisë; përse çdo zjarr në institucionet me shefa të korruptuar në ikje, bien vetëm ditët e shtuna-diela dhe vetëm nga shkëndja elektrike në kabëll, siç kanë rënë në arkivën e gjykatës Zaganjori

 Ditën e shtunë, datë 6 korrik 2019, shpërtheu zjarr në zyrat e dokumentacionit ekonomiko-financar të Bashkisë-Durrës, të cilin policia e Lleshit, vetëm e informoi si lajm pa vlerë, pas 3 orësh, detyruar prej faktit se ngjarja u shpërnda në rrjetet sociale.

Ndërsa kryebashkiaku Vangjush Dako, që ditën e zjarrit ndodhej për relaks, në vilën qeveritare në Dhërmi me Edi Ramën, deklaroi prej andej, se zjarri ishte shkaktuar nga një shkëndijë në kabllin elektrik dhe nuk ishte djegur asnjë dokument, por atje kabllot elektrik janë nëntokësor.

Policia nuk po e jep akoma versionin e saj zyrtar për dëmtimet fizike, siç e ka detyrim ligjor, por ka lënë si version të vërtetë, “sqarimin” që bëri kryebashkiaku Dako, se gjoja nuk është djegur asnjë “fije letër”; kur ligjërisht, Vangjush Dako duhet të jetë subjekt hetimi, si titullar institucioni që ka lidhje direkte, me dokumentacionin e përfshirë nga zjarri.

Paçka se policia e Lleshit, po e fsheh të vërtetën e dëmit që është bërë në zyrën e dokumentacionit të Bashkisë, referuar burimeve konfidenciale nga Komanda Zjarrfikëse-Durrës, nga zyra e protokollit e Bashkisë dhe grupi ekspertëve policor, zjarri ka dëmtuar e djegur 112 “dosje të zeza”, çuditërisht, të vendosura në vendin, ku rastësia “kishte planifikuar” të shkaktohej zjarri mbi atë pirg dosjesh, megjithëse dosjet nuk i përkisnin të njëjtit muaj, 3-mujor, 6-mujor e vit.

Dosjet e dëmtuara, janë marrë nga Prokuroria e Durrësit për evidentim, eskpertim e hetim, por kryeprokurorja Arta Marku, ka urdhëruar që dosja të transferohet në Tiranë tek zra e Donika Prelës, mbasi hetimi do të bëhet nga një grup ekspertësh e prokurorësh, të deleguar (caktuar) nga ajo për “arësye saktësie profesionale” dhe do të drejtohen nga Donika Prela, ish-prokurore dhe krye-prokurore e Durrësit, që ka mbyllur 134 dosje korrupsioni të Vangjush Dakos, Adrian Çelës e vartësve të tyre në 2008-2017.

Nuk e dime, nëse hetimi “Marku-Prela”, do nxjerrë shkakun dhe dëmin e vërtetë të zjarrit, që për “koncidencë” ra ditën e shtunë, por sipas të dhënave që na kanë ardhur, rezulton se janë djegur 112 dosje për tendera rrugësh, uji, shkollash, sheshesh, banesash sociale, koncesionesh, shitje trojesh, taksat, qiratë, gjobat, privatizimet e legalizimet, madje edhe 7 regjistra kontabiliteti.

Sa për kujtesë, dosjet ekonomike-financiare të djeguara nga zjarri, janë formosur nga Vangjush Dako si Kryetar Bashkie dhe nga Valbona Qirjako (Dako), motra e Vangjush Dakos, prej 12 vitesh e akoma, Drejtore e Buxhetit dhe Shefe e Departamentit të Ekonomi-Taksa-Pronës në Bashkinë Durrës.

Ja 13 nga dosjet ekonomike-financiare, që ka djegur e dëmtuar zjarri “Dako”

  1. Dosja: “Blerje beton e inerte dhe ndërtim-riikonstruksione publike-sociale”, me vlerë 832 milionë lekë të reja, për ndërtimin e Velierës, sheshit Dyrrahu, parqe e projekte të tjera publike, blerë nga firma “3-D sh.p.k”, pronë e Vangjush Dakos, kaluar në administrim tek vëllai i tij pasi u bë kryebashkiak.
  2. Dosja e tenderit: “Projekt Zbatim për Promenadën Bregdetare e Plazhin Publik, në vijën Brryli-Currila”, me fond limit 210 milionë lekë me TVSH, që duhej të ishte me vlerë punimesh reale 20 milionë, 669 e 599 mijë lekë, por shtuar fiktivisht 10 herë më tepër.
  3. Dosja e lejeve të ndërtimit, me vlerë 273 milionë, 451 mijë e 239 lekë, të marra nga subjektet, por të pa arkëtuara në llogari, me shënimin: “Humbje”.
  4. Dosja e 3 tenderëve të punëve publike, zbuluar nga KLSH, me vlerë kontratash totale 87 milionë, 208 mijë e 600 lekë të reja me TVSH, ku janë shtuar fiktivisht e me letra false 27 milionë lekë të reja.
  5. Dosja: “Rikonstruksion i Segmentit Bulevardi Dyrrah-Sheshi Iliria, Rikualifikim fasadash dhe blerje pemësh decorative”, me abuzim 234 milionë lekë.
  6. Dosja e të ardhurave nga taksat dhe tarfiat, ku janë arkëtuar, por mungojnë 10,100,000 lekë të reja.
  7. Dosja e Parkut të Eksportit Durrës, ku është dhënë 4200 m2 në përdorim tek privati, por mungon vendimi, proceverbali dhe kontrata financiare e dhënies me qira; si dhe prej 9 vitesh, nuk ka asnjë arkëtim lekësh për qiranë nga ky objekt, duke mos e pasqyruar në të dhënat kontable dhe librin e pronave të dhëna me qira.
  8. Dosja: “Pasqyra Nr. 10-Gjendja Financiare e Bashkisë” dhe dosja: “Pasqyra Nr. 11-Të Dhënat e Plota për të Ardhurat-Shpenzimet e Funksionimit të Aktivitetit të Bashkisë”.
  9. Dosja me numrat me rend rritës (progresiv), të Fletë-Hyrjeve e Fletë-Daljeve të Magazinës, për vitet vitin 2010-2017, ku në Fletë Hyrjet e vitit 2013 në rendin 1-29, janë përsitur nga 3 herë numrat 1-7 e 1-6, ndërsa në Fletë-Daljet nga numri 1-439, janë përsëritur 4 herë nurmat nga 1-47, që bëjnë fjalë për blerje-shërbime-investime kapitale me vlerë të lartë.
  10. Dosja ekskluzive (zyrtare) e Drejtoreshës Ekonomi-Financë, Valbona Qirjako (Dako), (motra e Vangjush Dakos), ku janë zhdukur regjistrimet në kontabilitet; dhe nuk janë pasqyruar në bilancet kontabël, shtesat në Aktivet e Qëndrueshme, për vlerën 339 milionë, 121 mijë e 126 lekë të reja, kur realisht kanë qenë 250.790.508 lekë të reja, me vjedhje 88.230.618 lekë të reja.
  11. Dosja: “Adrian Çela-2013” (ish-N/kryetar i bashkisë), me 15 tendersa, me fond limit 208,970,884 lekë të reja, realizuar me 30% zëra mangët në projektet e ivestimeve.
  12. Dosja: “Adrian Çela” (ish-N/kryetar i bashkisë), me 4 tendera me vlerë totale 751,450,468 lekë të reja pa TVSH, për objektet: “Rikualifikimi i Nënkalimit dhe Rotondës tek Ura e Dajlanit dhe Plepa-Durrës”; ”Ndërtimi i rrugës së re paralel me murin e Portit Detar”; “Rikualifikim i sheshit “Iliria”, (sheshi “Liria” faza II)”; “Realizimi i korsive të biçikletave dhe gjelbërim-ndriçimit në rrugën “Pavarësia”.
  13. Dosja: “Betoni”, hetimi për ndërtimin e objektit: “Rikonstruksion Kuartalli-Lagja nr. 18 “Faza-II”, rrugë e dëmtuar në sipërfaqen 10 mijë e 753 m2, nga cilësia e dobët e betonit të blerë tek kompania “3-D sh.p.k”, pronë e Vangjush Dakos dhe ripërsëritur punimet, me fondet e bashkisë.

NË VIJIM, do publikojmë fakte të tjera, lidhur me zjarrin “aksidental” në Bashkinë Durrës, 6 ditë pas zëvendësimit të Vangjush Dakos; dhe për lojërat e policisë së Lleshit dhe prokurorisë së Arta Markut, për ta fshirë këtë krim, që zhduku krime, të bëra nga Dako kryetar dhe motra e tij, Drejtore Finance-Ekonomi-Pronash, në Bashkinë Durrës./Pamfleti

codramol
smile

Kryesore 12 vjet Drejtore Finance në Bashki dogji 112 dosje korrupsioni të firmosura nga Dako dhe motra e tij Zjarri në Bashkinë-Durrës