Aktualitet 6 Shkurt 2022, 09:07

Zjarri shkrumbon totalisht godinën në Bulqizë, 4 familje mbeten në qiell të hapur

Shkruar nga Pamfleti
Zjarri shkrumbon totalisht godinën në Bulqizë, 4 familje mbeten

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një godinë banimi në lagjen e vjetër të Bulqizës, mbrëmjen e kaluar.

Mësohet se objekti i djegur ndodhet pak metra mbi qendrën sociale dhe në të banonin katër familje. Ende nuk dihet se sa banorë ishin brenda në momentin e rënies së zjarrit dhe nëse ka të lënduar, ndërsa flakët kanë shkrumbuar gjithçka. Ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka mundur ta vërë nën kontrolloj zjarrin e madh, i cili dogji gjithçka. Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë, por ende nuk ka një pistë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

Aktualitet banesë Bulqizë Zjarr