Bota26 Shtator 2022, 20:47

Zmbrapsja e Rusisë po tregon fytyrën e vërtetë të luftës, Ukraina zbulon të tjera varre masive në Izyum

Shkruar nga Pamfleti
Zmbrapsja e Rusisë po tregon fytyrën e vërtetë të

Ukraina ka njoftuar se ka zbuluar dy varre masive të tjera, në të cilat janë gjendur qindra trupa ndërkohë që dyshohet për një vendvarrim të tretë në një fermë pulash, pranë kufirit rus.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se vendet e varrimit masiv u gjetën në Izyum në rajonin e Kharkiv – disa ditë pasi zona u çlirua nga trupat ukrainase që kishin kaluar katër muaj nën pushtimin rus.

Sot mora më shumë informacione… Ata gjetën dy varre masive të tjera, varre të mëdha me qindra njerëz… Ne po flasim për qytetin e vogël të Izium“, tha Zelensky për CBS News

Nuk dihet ende se sa trupa ndodhen brenda varreve por zyrtarët ukrainas flasin për 90 deri në 100.

Raportet për zbulimet e zymta vijnë pasi autoritetet ukrainase zbuluan pak ditë më parë një varr masiv në jug në të cilin u gjenden trupat e 447 njerëzve pranë një varreze në një zonë të pyllëzuar në Izyum.

Ndërkohë që më në veri, një varr masiv i mundshëm është zbuluar në Kozacha Lopan. Ekipet e çminimit nuk kanë mbërritur ende në vendin e dyshuar të varrit masiv.

Ushtarët që erdhën në fshatin tonë më thanë se panë një vend varrimi ushtarësh, por ata nuk e specifikuan numrin. Ata thanë se një njësi e specializuar do ta shqyrtonte atë “, tha Lyudmyla Vakulenko, kreu i administratës lokale Kozacha Lopan.

Ndërkohë, ende nuk dihet se trupat e kujt ndodhen në fermën e pulave. Ushtarët që ruanin kompleksin i thanë AFP se prisnin të gjenin kufomat e trupave ruse dhe ukrainase dhe të civilëve vendas.

Të hënën, ushtarët lëvizën me ngadal duke spastruar zonën e cila është e mbushur plot me , mina dhe predha të pashpërthyera. Ndërkohë që ekipet e mjekësisë ligjore priten të vijnë në fund të kësaj jave, pasi zona të konsiderohet e sigurt për punë.

Bota #Varre masive Ukrainë. zbulohen