Bota12 Janar 2023, 18:53

Zonja e Parë e SHBA-së i nënshtrohet operacionit për të hequr nishanet kanceroze

Shkruar nga Pamfleti
Zonja e Parë e SHBA-së i nënshtrohet operacionit për të

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden iu nënshtrua procedurave për heqjen e një shenje kanceroze mbi syrin e djathtë dhe një shenje në gjoks.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se kirurgët gjithashtu po ekzaminojnë një shenjë në qepallën e majtë të zonjës Biden.

Dr. Kevin O’Connor, mjeku i presidentit, tha se ekzaminimet treguan se shenja mbi syrin e majtë të zonjës Biden dhe shenja tjetër e sapo zbuluar në gjoksin e saj, ishin karcinoma të qelizave bazë, ose kancer i lëkurës.

Shenja në syrin e djathtë u hoq plotësisht dhe ishte dërguar për ekzaminim. Zonja e Parë Jill Biden u operua në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Ëalter Reed në Bethesda të Merilendit, ndërsa Presidenti Biden e shoqëronte atë.

Mjeku presidencial, O’Connor, tha se zonja e parë kishte pak ënjtje dhe mavijosje në fytyrë por ishte në gjendje të mirë shpirtërore, ndërsa do të kthehet në mbrëmje në Shtëpinë e Bardhë.

Bota Jill Biden operacione