Bota28 Nëntor 2022, 19:38

Zonja e parë e Ukrainës në Samitin e Londrës: Dhuna seksuale, mënyra më shtazarake për të provuar zotërimin mbi dikë!

Shkruar nga Pamfleti
Zonja e parë e Ukrainës në Samitin e Londrës: Dhuna

“Ushtarët rusë duhet të mbahen përgjegjës për përdhunimin e grave ukrainase dhe kryerjen e akteve të tjera të dhunës seksuale gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë”, kështu është shprehur zonja e parë e vendit, Olensa Zelenska, gjatë një konferencë ndërkombëtare për parandalimin e dhunës seksuale në konflikte.

Sipas Zelenskas, dhuna seksuale po ushtrohet “sistematikisht dhe haptazi”, ndërsa konflikti në Ukrainë vijon të zvarritet. Zonja e Parë e Ukrainës theksoi se “regjistrimet telefonike kanë treguar ushtarë rusë duke diskutuar hapur për përdhunimin me të afërmit e tyre në shtëpi”.

“Dhuna seksuale është mënyra më mizore, më shtazarake për të provuar zotërimin mbi dikë. Dhe për viktimat e kësaj lloj dhune është e vështirë të dëshmohet në kohë lufte sepse askush nuk ndihet i sigurt”- u shpreh Zelenska në samitin e Londrës, duke shtuar se: “Ky është një instrument tjetër që ata po e përdorin si armë. Kjo është një tjetër armë në arsenalin e tyre në këtë luftë dhe konflikt. Kjo është arsyeja pse ata po e përdorin këtë sistematikisht dhe hapur.”

Bota Olensa Zelenska