Aktualitet 2 Maj 2019, 14:12

Zv. ministrja nuk e prish terezinë fare: Nuk më keni kuptuar kontekstin

Shkruar nga Pamfleti
Zv. ministrja nuk e prish terezinë fare: Nuk më keni kuptuar

Zv. ministrja nuk e prish terezinë fare: Nuk më keni kuptuar kontekstin

Lorena Haxhiu, zëvendësministrja e Arsimit, pas gafës që bëri vazhdon ende të justifikohet për deklaratën e saj. Ajo edhe dje pasdite u bë sërish “lëmsh” dhe theksoi se portalet i kanë modifikuar fjalët që ajo tha në çeljen e Panairit të Punës.

Sot ajo është shprehur se ishte një reagim mëse i natyrshëm dhe ende i qëndron tezës së saj.

“Ishte një reagim mëse i natyrshëm që më buroi në momentin që pash se si u interpretua ajo që çfarë unë thash. Një profesor i imi thoshte: Ka tekst, por ka edhe kontekst. Ajo që ne shfaqim dhe ajo që ne mund të lexojmë. Ishim në Panairin e Punës 2019, ku për të gjithë të sapo diplomuarit ofroheshin vendet e punës që ata mund të korrnin frytet e një pune të gjatë, gjatë viteve të studimit, lodhjes dhe sakrificës. Fjalia reale ishte: Ja nisni me punë sepse, atë që do të “korrni” në panair, atë edhe do të mbillni në të ardhmen në tregun e punës.”

Aktualitet Nuk më keni kuptuar kontekstin Zv. ministrja nuk e prish terezinë fare