Sport23 Maj 2018, 11:46

Zvicra del e pabesë, detyron Kombëtaren Shqiptare të spostojë në Francë miqësoren me Ukrainën

Shkruar nga Pamfleti
Zvicra del e pabesë, detyron Kombëtaren Shqiptare të

Zvicra del e pabesë, detyron Kombëtaren Shqiptare të spostojë në Francë miqësoren me Ukrainën

Shqipëria do të luajë në Zyrih miqësoren e saj me Kosovën më 29 maj, teksa ishte planifikuar që po në Zvicër të zhvillohej dhe miqësorja e kuqezinjve me Ukrainën e Shevcenkos. Por nuk nddodhi kështu. Zvicra është bërë e pabesë dhe po mban qëndrim jo miqësor ndaj Shqipërisë, në këtë rast ndaj përfaqësueses së futbollit të Shqipërisë.

Sikurse raportojnë mediat sportive, për zhvillimin në një stadium zviceran të ndeshjes Shqipëri-Kosovë, u desh të ndërhynte një nga përfaqësuesit e klubeve më të mëdha zvicerane, Zyrihut, i cili falë njohjeve të tij në federatën zvicerane i bindi ata që të jepnin lejen që ndeshja të zhvillohej në territorin e këtij vendi, ku do të përgatiten këto ditë të dy përfaqësueset.

Por kur bëhej fjalë për ndeshjen Shqipëri-Ukrainë, një tjetër sfidë e parashikuar të zhvillohet këto ditë nga skuadra e Panuçit, zviceranët kanë bërë rezistencë të dukshme. Kjo ka detyruar FSHF-në që pas shumë negociatash të zhvendosë takimin ndaj Ukrainës në Francë dhe ka gjetur stadiumin më të afërt të mundshëm me Zvicrën, atë të Evian në Anesi për të luajtur këtë takim.

Në fakt, kjo krahinë franceze gjendet në kufi me Zvicrën dhe ka qenë e lehtë të bindej Ukraina që të pranonte këtë propozim të ri, edhe pse fillimisht atyre u ishte thënë se ndeshja do të luhej në territorin zviceran.  Të gjitha këto telashe kanë lindur nga fakti se tashmë Shqipëria është kthyer në “armiken” e Federatës Zvicerane të Futbollit, e cila ka filluar pak nga pak të ndjejë pasojat e faktit që shumë talente shqiptare tani nuk veshin më fanellën e saj.

E vërteta është se Zvicra pretendon se lojtarët e talentuar shqiptarë që janë pjesë e skuadrave kombëtare të saj, janë fryt i punës së specialistëve dhe federatës së saj, e jo i Shqipërisë dhe i Kosovës që i marrin të gatshëm talentet duke shfrytëzuar lidhjen shpirtërore të lojtarëve me atdheun e të parëve të tyre. /Pamfleti Sport

Sport