Aktualitet23 Gusht 2018, 10:32

Zylfie Haklaj në Tiranë, bashkë me Sokolin nipin e Haklajve i fut dridhmat familjes “Berisha”. Mister takimi me Izet Haxh

Shkruar nga Pamfleti

Haklajt me sa duket kanë zbarkuar të gjithë në Shqipëri, teksa muaji gusht ka qënë gjithnjë muaj pushimesh për ta në vendin amë dhe në bregdetin shqiptar.

Nëse “Pamfleti” ka shkruar herë pas here për ardhjen e nipit të Haklajve, Sokolit, në Shqipëri në maj, për të vendosur një kurorë me lule në varrin e babait dhe njerëzve të tjerë të vrarë nga dora e Berishës dhe në gusht për pushime, këtë radhë ka ndodhur me sa duket e paimagjinueshmja.

Mediat bëjnë me dije se Zylfie Haklaj, motra e Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt të vrarë në Tropojë, ka qënë në Tiranë.

Madje shkruajnë se me sa duket Zylfie Haklaj, e cila ka fituar azil politik në Suedi, ka pasur një takim në burg me Izet Haxhinë, të dënuarin për vrasjen e Azem Hajdarit, i cili është kthyer në Shqipëri nga azili në Turqi, duke e rihapur sërish këtë çështje dhe duke kërkuar pafajësi.

Ka qenë vetë Zylfija që ka zbuluar se është takuar me Izetin përmes një komenti të bërë në statusin e të dashurës së Izet Haxhisë, teksa kjo e fundit ka paralajmëruar në përgjigjen e saj se Izeti është shumë i qetë dhe do të jetë i pamëshirshëm ndaj kujtdo që do t’i dalë para të së vërtetës. Madje kërcënon se asnjë nuk do të kursejë.

“Ishte shumë kënaqësi dje kur fola me Izet Haxhia! Ishte shumë i qetë dhe pa emocione, më e ashpër isha unë që isha në liri se Izet Haxhia! Por patjetër që nganjëherë njeriu ka ato shqetësimet dhe streset e jetës Izet Haxhia është shumë i ekulibruar dhe ashtu dëshiroj të jetë gjer në fund të betejës aspak të lehtë por me të drejtën e Zotit!”, shkruan Zylfie Haklaj.

“Ishte shumë i qetë, të siguroj! Por do jetë po aq i pamëshirshëm ndaj kujtdo që do t’i dalë para të vërtetës. Asnjë dhe asgjë nuk do kursejë!!”, shkruan e dashura e Izetit në përgjigjen e saj.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Burimet policore nuk e konfirmojnë hyrjen e Zylfije Haklajt në Shqipëri, duke e zhytur në mister këtë komunikim me Izet Haxhinë, nëse e ka bërë përmes rrjetit social apo në kontakt të drejtëpërdrejtë me të në burg.

Ndërkohë që dhe Drejtoria e Burgjeve hesht, duke mos dhënë asnjë detaj nëse ka pasur një takim të tillë ditën e djeshme Izet Haxhia me ndonjë grua me emrin Zylfie Haklaj, apo takimi i motrës së Haklajve është bërë me ndonjë emër tjetër.

Ajo që vihet re është se tashmë me sa duket dhe motra e Haklajve, e cila ekzekutoi në mes të Tropojës dy njerëzit që mendonte se ishin vrasësit e vëllezëve të saj, ka bashkuar forcat me Izet Haxhinë për të “groposur” Sali Berishën.

Këtë e konfirmon dhe në postimin tjetër nga adresa e saj tashmë, ku Zylfie Haklaj nënvizon se: “Më në fund do dalë e vërteta në shesh, Zoti vonon por kurrë nuk harron. Zoti ta priftë mbarë kudo në jetë Izet Haxhia. Jemi të bindur që njerëzit tanë nuk do të rikthehen, por të paktën do të pushojnë të qetë! Dhe të tjerët që janë në burgje do të përballen me drejtësinë dhe do të marrin atë që ju takon”.

Me sa duket situata është nxehur dhe vjeshta paralajmëron përplasje të fortë.

Aktualitet Izet Haxhia Sali Berisha Zylfie Haklaj