Sport 6 Shtator 2018, 12:06

Zyrtare, “Don Berlusconi” i rikthehet futbollit, sërish president në kampionatin italian

Shkruar nga Pamfleti
Zyrtare, “Don Berlusconi” i rikthehet futbollit, sërish

Silvio Berlusconi nuk ndahet dot nga futbolli dhe që kur shiti Milanin, tashmë do të kthehet në drejtimin e një klubi. Bëhet fjalë për Monzan dhe brenda këtij muaji, pritet që shumica e aksioneve të klubit të kalojnë në duart e Berlusconit dhe Gallianit.

Dy arkitektët e Milanit të madh do të blejnë 70% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër do të mbetet në duart e presidentit aktual, Nicola Colombo.

Së pari duhen kryer disa procedura standarde dhe duhet krijuar një shoqëri e re aksionere dhe më pas gjithçka do të zyrtarizohet, me shumta deri në fund të shtatorit.

Kthimi në skenë i Berlusconit, vetëm 28 kilometra larg Milanos, është një lajm i bujshëm dhe natyrisht do të ngjallë shumë kuriozitet skuadra që do të ndërtohet te Monza.

Sport Berlusconi