Sport27 Janar 2023, 16:31

Zyrtare/ Egnatia shkarkon Shpëtim Duron, klubi rrogozhinas nis punën për zëvendësuesin e teknikut kryeqytetas

Shkruar nga Pamfleti
Zyrtare/ Egnatia shkarkon Shpëtim Duron, klubi rrogozhinas nis punën

Zyrtare/ Egnatia shkarkon Shpëtim Duron, klubi rrogozhinas nis punën për zëvendësuesin e teknikut kryeqytetas

Egnatia u mposht nga Kukësi 2-1 në Rrogozhinë ditën e djeshme, teksa kjo disfatë nuk është “kapërdirë” lehtë nga drejtuesit të cilët kanë marrë vendimin drastik sa i takon trajnerit Duro.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, rrogozhinasit kanë njoftuar se Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i tyre për pjesën e mbetur të sezonit.

Statusi i skuadrës së Egnatias në Facebook:

KF Egnatia njofton se Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajneri i ekipit. Klubi e falenderon për punën e bërë dhe i uron suksese në karrierë.

Sport Egnatia Shpëtim Duro trajneri kryeqytetas