Sport21 Korrik 2018, 11:36

Zyrtare: Mici ndryshon skuadër, firmos me ekipin e ri

Shkruar nga Pamfleti
Zyrtare: Mici ndryshon skuadër, firmos me ekipin e ri

Mbrojtësi Gledi Mici ka nënshkruar me ekipin e ri. Lojtari ka gjetur akordin me Shkëndijën e Tetovës, një nga ekipet më të mira shqiptare që garon në kampionatin maqedonas. Ekipi kampion në fuqi i vendit fqinj. 

Ish-futbollisti i Skënderbeut gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit tetovarë dhe firmosi kontratën me kuqezinjtë. Ai  u prezantua nga klubi i Shkëndijës me disa video. Mici lë ekipin e Skënderbeut pas problemeve që kanë korçarët. 

Futbollisti ka një eksperiencë të madhe, pasi ka luajtur shumë në kampionatin shqiptar. Ai ka mbajtur veshur dhe fanellën e Kukësit duke qenë një nga më të mirët e kampionatit shqiptar. 

 

Sport Gledi Mici Shkëndija e Tetovës