Vjosa Osmani dhe Albin Kurti do të garojmë në të njëjtën listë, atë të Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e 14 shkurtit
Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar sot gjatë një konference për mediat se ai do të jetë kandidat për kryeministër në Kosovë, ndërsa Vjosa Osmani do të synojë postin e presidentes.
Dy politikanët e lartë të Kosovës kanë nënshkruar sot marrëveshjen për kandidimin se bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Sot kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet jemi të gëzuar që të ju njoftojmë që do të garojmë bashkë në një listë. Osmani dhe mua do të na gjeni në të njëjtin vend dhe me të njëjtin qëllim. Kemi bërë marrëveshjen e synimeve për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion. Për një shoqëri me shëndet e arsim. Në fushatën zgjedhore do të jemi bashkë. Të shtunën e 6 janarit e dorëzojmë listën e kandidatëve”,ka thënë Kurti në një konferencë të përbashkët me Osmanin.
Duke iu drejtuar Vjosa Osmanit, Albin Kurti ka shtuar se viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër dhe presidente të re.
Vjosa Osmani ka thënë se marrëveshja që është arritur sot e përfaqëson vullnetin e qytetarëve. Ajo u shpreh se bashkimi tyre shkon përtej një liste dhe ka për qëllim të ardhmen e populli.
“Ne jemi të vendosur për të luftuar kundër krimit të organizuar e korrupsionit. jemi të vendosur për të mbrojtur kushtetutën e vendit. Jemi të vendosur për një Kosovë që secili mund të sigurojë një jetë të dinjitetshme. Kosova ka nevojë për një kryeministër që nuk do t’i mbyllë sytë përballë padrejtësive”,ka thënë Osmani.