Sport 4 Shtator 2022, 17:34

Zyrtare/ Tre javë pa asnjë fitore, Renato Arapi bëhet “viktima” e parë e trajnerëve të Superiores

Shkruar nga Pamfleti
Zyrtare/ Tre javë pa asnjë fitore, Renato Arapi bëhet

Zyrtare/ Tre javë pa asnjë fitore, Renato Arapi bëhet “viktima” e parë e trajnerëve të Superiores

Trajneri Renato Arapi dhe Teuta kanë ndërprerë bashkëpunimin. Lajmi është dhënë nga klubi durrsak, me anë të një postimi në rrjetet sociale. 

“Renato Arapi nuk do të jetë më trajner i Teutës. Klubi i futbollit Teuta dhe tranjeri Renato Arapi kanë shkëputur marrëveshjen. Falenderojmë tranjerin Renato Arapi për gjithçka që ka bërë për ekipin tonë, dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen” – Shkruan klubi. 

Teuta nuk e kishte nisur mirë sezonin, teksa në 3 javë kampionat mori vetëm 2 pikë. Me interes të madh pritet të mësohet se kush do jetë tekniku që do ulet në pankinën e “Djemve të Detit”. 

Sport Renato Arapi trajneri i Teutës