Ish-ylli i Napolit, Valon Behrami, ka ndërprerë kontratën me Xhenoan me efekt të menjëhershëm.
Lajmi është konfirmuar nga Blick, ku thuhet se kjo ishte e pritshme, pasi mesfushori shqiptar ka dështuar te gjejë vend titullari në skuadrën e Xhenoas.
Trajneri i ri, Aleksander Blesin, e ka bërë të qartë gjithashtu se nuk e llogarit më Behramin.
Nuk dihet ende se ku do të shkojë mesfushori 36-vjeçar.
Mediat italiane raportojnë për disa klube të Serisë A të interesuara, duke mos përjashtuar as klube nga Seria B.
Ka zëra se Behrami mund të shkojë në Breshia.
Nga ana tjetër, Kastriot Imeri është futbollisti që po kërkon të blejë Xhenoa. Mesfushori me tipare sulmuese po shkëlqen me Servete në Superligën e Zvicrës.
Mediat në Itali raportojnë se klubi i Serisë A ka ofruar 3 milion euro për Imerin, i cili ka edhe 18 muaj kontratë me zviceranët.
Imeri këtë sezon ka arritur të shënojë 8 gola me Servete në 14 ndeshje dhe ka fituar edhe një vend në kombëtaren e Zvicrës. 21-vjeçari ka luajtur me të gjitha kombëtaret e moshave helvete.