Bota13 Prill 2022, 10:10

Zyrtarët ukrainas: Rreth 200 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus

Shkruar nga Pamfleti
Zyrtarët ukrainas: Rreth 200 fëmijë janë vrarë që

Zyrtarët ukrainas: Rreth 200 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus

Rreth 191 fëmijë janë vrarë dhe 349 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, sipas zyrtarëve ukrainas në një njoftim për shtyp të mërkurën, shkruan CNN.

Disa fëmijë janë vrarë gjatë ditëve të fundit për shkak të bombardimeve në verilindje dhe jug të Ukrainës. Trupat e djegur të një vajze 16-vjeçare dhe një djali 10-vjeçar u gjetën në fshatrat Borodianka, në veriperëndim të Kievit dhe Korolivka, në Ukrainën perëndimore, thuhet në deklaratë.

Fëmijët janë gjithashtu në mesin e viktimave nga bombardimet në qytetin verilindor të Kharkiv. Një vajzë 15-vjeçare u plagos rëndë kur forcat ruse goditën një ndërtesë banimi në rajonin jugor të Khersonit.

Bota femijë Lufte pushtim Rusi Ukrainë. Vrasje