Bota14 Qershor 2019, 19:47

Zyrtari i lartë: Mungesa e një marrëveshje Kosovë-Serbi, ushqim për palët e treta që dëshirojnë destabilizimin

Shkruar nga Pamfleti
Zyrtari i lartë: Mungesa e një marrëveshje Kosovë-Serbi,

Zyrtari i lartë: Mungesa e një marrëveshje Kosovë-Serbi, ushqim për palët e treta që dëshirojnë destabilizimin

Drejtori ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson, thotë se bota është duke lëvizur me një shpejtësi të madhe, dhe se është në interes të Kosovës dhe Serbisë për të mbyllur një kapitull mes tyre, përndryshe ai ngre shqetësimet se banorët e dy shteteve do të largohen nga vendet e tyre.

Ai ka thënë se ka pasur një takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, të cilit ia ka përsëritur faktin se përderisa nuk ka dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, mundësit që situata të ekslojë janë të mëdha.

Sipas tij një situatë e tillë status-quo, është oksigjen për palët e treta, të cilat dëshirojnë të krijojnë tensione.

Wilson thotë se Vuçiç ka bërë gjëra të mira, megjithatë potencon se ka bërë edhe të kundërtën.

Ndër të tjera ai shprehet se SHBA-ja dhe BE-ja nuk do të detyrojnë Kosovën dhe Serbinë për të arritur ndonjë  marrëveshje.

“Ne nuk do t’i detyrojmë për asgjë, nuk do të ndodh”, ka thënë ai në një intervistë për N1, transmeton Gazeta Express.

Sa i përket taksës dhe luftës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës, Wilson thotë se palët duhet t’i lënë anash këto përplasje dhe të fokusohen në arritjen e një marrëveshje finale.

“Ne kemi nevojë për një moratorium që do të hiqte status-quon. Palët duhet të përqendrohen në atë që më të vërtetë ka rëndësi, arritja e një marrëveshje”, shton ndër të tjera ai./ZËRI

Rajoni Damon Wilson drejtori ekzekutiv i Këshillit Atlantik mungesa e një marrëveshje Kosovë-Serbi ushqimi për palët e treta që dëshirojnë destabilizimin