Bota12 Nëntor 2022, 11:21

Zyrtari ukrainas: Lufta nuk ka përfunduar, Kherson ende nën kërcënimin e bombardimeve ruse!

Shkruar nga Pamfleti
Zyrtari ukrainas: Lufta nuk ka përfunduar, Kherson ende nën

Këshilltari i ministrit ukrainas të Mbrojtjes është shprehur se lufta është shumë larg përfundimit.

Sipas “BBC”, Yuriy Sak tha se ata gjithmonë kanë besuar se do të çlironim Kherson. Po ashtu shprehet se tani rusët kanë filluar të besojnë se ata kurrë nuk do të jenë në gjendje ta fitojnë këtë luftë.

“Ne shohim panikun në radhët e tyre, ne shohim panik në makinën e tyre propagandistike. Por sigurisht, ky është një moment shumë i rëndësishëm, por është shumë herët për t’u çlodhur… sepse kjo luftë është larg përfundimit.”-tha ai.

Sak shtoi se ushtria e Ukrainës ka paralajmëruar se forcat ruse po bëjnë fortifikime të reja në anën e majtë të lumit Dnipro ndaj dhe forcat ukrainase janë gjithmonë vigjilente.

“Ka gjasa të bombardimeve masive artilerie nga ajo anë në Kherson. Për momentin, ne jemi në heshtje optimistë. Ne kemi filluar të ndërmarrim masa stabilizimi në Kherson, por sigurisht e kuptojmë se ka beteja të ardhshme që do të duhet t’i fitojmë.”- përfundoi ai.

Bota #Kherson Rusia Ukraina