Politike 5 Tetor 2022, 18:00

Zyrtarizimi i aleancës Meta-Berisha/ Koçi: Ky ‘çiftëzim’ politik njollos imazhin dhe besueshmërinë e opozitës!

Shkruar nga Pamfleti
Zyrtarizimi i aleancës Meta-Berisha/ Koçi: Ky

Zyrtarizimi i aleancës Meta-Berisha, Koçi: Ky ‘çiftëzim’ politik njollos imazhin dhe besueshmërinë e opozitës!

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi e ka cilësuar aleancën Berisha-Meta, si koalicioni i prapakthimit.

Në një intervistë për ATSH-në, Koçi tha se ky koalicion nuk ofron më asnjë shpresë për të ardhmen, dhe se përballë një opozitë të tillë socialistët janë të pakonkurrueshëm.

Çiftëzimi politik Meta Berisha e njollos imazhin dhe besueshmërinë e opozitës. Ky koalicion është koalicioni i prapakthimit.  Nuk ofron shpresë për përparim. Ofron bashkim të simboleve të korrupsionit dhe kriminalizimit të politikës. Bashkëpunimi i vjetër ilegal Meta Berisha u legalizua fillimisht në 2009 dhe tani nuk përben më lajm. Është vetëm një ricertifikim.

PS është e pakonkurrueshme nga opozita aktuale. Lidershipi ‘Non Grata’ ofron riishullim të Shqipërisë dhe bllokim të integrimit.

Aftësia e shoqërisë për demokratizim do të komprometohej rënde nëse blloku ‘Non Grata’ do fitonte terren elektoral.  Zgjedhjet lokale i fiton PS.  PS mbetet akoma Fuqia e vetme e Ndryshimit.Partisë Socialiste i mjafton vetëm kaq: të ofrojë kandidatë me integritet të papërfillur, të aftë, institucionale, me shpirt shërbyesi, gjithëpërfshirës. Kjo do garantonte një fitore entuziaste dhe jo si zgjedhje të një të keqeje më të vogël”, tha Koçi.

Deklaratat e Koçit vijnë në një moment kur Rithemelimi dhe Ilir Meta zyrtarizuan aleancën pas një takimi dypalësh në selinë blu. Dyshja u zotuan për aksion të përbashkët në zgjedhje, protesta e parlament.

Politike #Zgjedhjet e 2023 Berisha Meta opozita Petro Koçi