Aktualitet21 Dhjetor 2018, 08:47

Zyrtarja e DASH me urgjencë në Tiranë, SHBA ndez motorët për ngritjen e SPAK, goditja s’vonon

Shkruar nga Pamfleti
Zyrtarja e DASH me urgjencë në Tiranë, SHBA ndez motorët

Zyrtarja e DASH me urgjencë në Tiranë, SHBA ndez motorët për ngritjen e SPAK, goditja s’vonon

Zyrtarja e DASH i ka përcjellë politikës mesazhet e qarta dhe të prerja të zbatimit të Reformës në Drejtësi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura për të luftuar me themel krimin dhe korrupsionin shqiptar deri në nivelet më të larta. Ky fundvit duket se do të jetë tronditës për politikën shqiptare, teksa janë vënë në lëvizje për të nisur goditjen partnerët tanë strategjikë, si SHBA dhe BE.

Menjëherë pas zyrtarizimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka mbërritur në Shqipëri zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, e cila siç duket do të jetë katalizator i ngritjes së SPAK dhe BKH. Ndaj dhe dita kur organet e luftës ndaj korrupsionit dhe krimt do jenë gati nuk do jetë e largët.

Dje ka mbërritur në Tiranë drejtoresha për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Susan Falatko. Ajo ka nisur një tur takimesh me zyrtarë të ndryshëm në vend, ku në fokus ka qenë Reforma në Drejtësi, e veçanërisht ngritja e SPAK. Dje zyrtarja amerikane ka zhvilluar takimet me socialistët, mes të cilëve deputetë Taulant Balla, Ervin Bushati dhe Klotilda Bushka, ku mësohet se iu ka përcjellë mesazhet e qarta dhe të prerja të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Ajo është informuar mbi ecurinë e reformës, ndërsa ka kërkuar që të mos ketë asnjë vonesë me SPAK. “Pritëm në PS Drejtoreshën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit Susan Falatko. Vlerësim maksimal për zbatimin e deritanishëm të Reformës në Drejtësi, ngritjen e KLGJ, KLP dhe KED”, bëri të ditur Balla.

Kjo vizitë e nivelit të lartë është e menduar mirë, pasi mësohet se SHBA ka gati planin për ngritjen e SPAK dhe pritet që viti 2019 të sjellë luftë të ashpër ndaj korrupsionit në drejtësi e politikë.

Kryesore Reforma në Drejtësi SHBA spak e bkh Susan Falatko