Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën, pasi kjo e fundit nuk i ka lënë që të futen disa prej opozitarëve.
Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me tensione. Rithemelimi ka shkuar herët në ambientet e Kuvendit, ndërsa ka pasur sërish përplasje mes deputetëve dhe punjësve të Gardës.
Këta të fundit po ushtrojnë kontroll ndaj deputetëve që të mos fusin tymuese. Deputetët janë përplasur fizikisht, madje në moment Flamur Noka ka shtyrë një prej tyre.
Gardisti nuk lejoi Nokën që të futej duke i thënë se ka flakadan në xhep, ndërsa deputeti e ka ofenduar punonjësin e Gardës.
Përplasja:
Noka-Gardistit: Ik er pridhu mos mu afro. Ik er pridhu, do më tregosh ti mua.
Bardhi: Mos e prek me dorë. Mos e prek me dorë.
Lini një Përgjigje