TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Korrik 2026, 15:48

Drejtësia ‘ping-pong’ me të korruptuarit/ GJKKO toleron Ilir Beqajn, kthen në SPAK dosjen e aferës me fondet e BE

Shkruar nga Pamfleti
Drejtësia ‘ping-pong’ me të korruptuarit/ GJKKO toleron
Ilir Beqaj

GJKKO nuk pranon të kalojë për gjykim dosjen ndaj Ilir Beqajt...

Ilir Beqja, një nga hajdutët më të mëdhenj të kësaj mazhorance, vijon të tolerohet nga drejtësia. Pasi i shpëtoi disa herë hetimit për aferat në shëndetësi, Beqja u fundos te fondet e BE-së. Por edhe aty duket se po lëviz të gjithë gurët.

Gjykata e Posaçme ka vendosur të rikthejë pranë SPAK-ut, për plotësim hetimesh, dosjen SASPAC. Pak ditë më parë, dosja u dërgua për gjykim, por GJKKO e ka kthyer mbrapsht. Gjykata i ka caktuar detyra Prokurorisë së Posaçme, të cilat duhet t'i përmbushë deri në 30 tetor.

Në këtë dosje, Beqaj akuzohet për disa vepra penale, mes të cilave "korrupsion", "shkelje e barazisë në tendera" dhe "mashtrim", të kryera gjatë kohës që drejtonte SASPAC, agjenci shtetërore që menaxhonte fondet e BE-së në Shqipëri. Të bashkëpandehur me të janë edhe 10 persona të tjerë.

Në dosjen “SASPAC”, SPAK akuzon Beqajn për 6 vepra penale në 27 episode. Akuzat përfshijnë korrupsion në 2 raste, shkelje të barazisë në tendera në 8 raste, falsifikim dokumentesh në 9 raste, mashtrim me pasoja të rënda në bashkëpunim dhe fshehje pasurie në 3 raste. Hetimet lidhen me kohën kur ai drejtonte agjencinë që menaxhonte fondet e BE-së.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i vetëm për të cilin Beqaj akuzohet nga SPAK. Ish-ministri po gjykohet paralelisht në Gjykatën e Posaçme për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” në formën e grupit të strukturuar kriminal, gjatë nënshkrimit të kontratës koncesionare të “Sterilizimit”.

Lidhur me këtë çështje, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 6 vite burg ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Me 6 vite burg biznesmenin Ilir Rrapaj. Marsela Sejranajt, Saimir Kadiu, Petref Mersini dhe Arben Gjata u dënuan me 3 vite e 6 muaj burg. Ndërsa Naile Ajazi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg. Të gjithë përfituan ulje dënimi pasi kërkuan gjykim të shkurtuar.

Ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, po gjykohet veçmas me procedurë të zakonshme, jashtë kësaj pjese të dosjes që tashmë është mbyllur.

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe, gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetëra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.

Prej vitit 2021, Beqaj drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, post nga i cili u dorëhoq në nëntor të vitit 2023. Në tetor të atij viti, ai u bë gjithashtu pjesë e grupit negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Por duket se në prapaskenë kishte zhvatur miliona.

beqaj fonde

1 Komente

  1. S
    Spahi Spahiu

    Kam qene ne administraten e ministrise ne kohen e antipatikut Ilir Beqajt. Mbaj mend qe ai kishte ne stafin e tij nje ushtar te vetin, nje Thanas Thanas Gogu, ne mos gaboj mjeshter te kompjuteristikes qe i bindej perulsisht si qeni te zotit, Ai ja di horrliqet ketij Beqjas, sdi ne e ka thirr te deshmoj spak ket Nasin.

    Lini një Përgjigje