TAGS-AT E JAVËS

Forum12 Shkurt 2026, 19:37

Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!

Shkruar nga Irena Beqiraj

 

Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
Zegjine Çaushi & Sara Mila

Pavarësisht se nga sa budallenj dyshojmë se jeni të rrethuar, ne gjithmonë e nënvlerësojmë totalin. Kjo ndodh sepse ne i konsiderojmë disa njerëz inteligjentë bazuar në karakteristika që ne besojmë se e përjashtojnë budallallëkun si puna, arsimimi, pasuria...

Në vitin 1976 ekonomisti Carlo Cipolla, në një ese argëtuese prej 60 faqesh prezanton 5 ligjet themelore të një force që ai e perceptonte si kërcënimin më të madh ekzistencial për njerëzimin: budallallëkun.

Në bazë të përfitimit edhe humbjes që njeriu siguron njëherazi për veten edhe të tjerët ai i klasifikon njerëzit në katër kategori kryesore: inteligjentë, banditë, naivë edhe budallenjtë. Fillimisht ai e ndau këtë teori vetëm me miqtë e tij, më vonë ajo u bë e njohur ndërkombëtarisht dhe tani studiohet në shumë disiplina.

Ligji 1: Të gjithë, gjithmonë në mënyrë të pashmangshme e nënvlerësojnë numrin e budallenjve në qarkullim.

Pavarësisht se nga sa budallenj dyshojmë se jeni të rrethuar, ne gjithmonë e nënvlerësojmë totalin. Kjo ndodh sepse ne i konsiderojmë disa njerëz inteligjentë bazuar në karakteristika që ne besojmë se e përjashtojnë budallallëkun si puna, arsimimi, pasuria.

Për shembull, Zeqineja edhe Sara mund gabimisht të përjashtohen nga, nga kategoria e budallenjve sepse janë politikane. Kjo na çon te ligji i 2-të:

Ligji 2: Probabiliteti që një person të jetë budalla është i pavarur nga çdo karakteristikë tjetër e atij personi.

Cipolla e konsideronte budallallëkun "si një karakteristikë njerëzore, si të kesh flokë bionde apo sy të zinj. Rrjedhimisht, ai nuk mund të mos shpërndahet përafërsisht në mënyrë të barabartë në të gjitha sferat e shoqërisë, pavarësisht nga niveli arsimor i njerëzve”.

Ligji i tretë: Budalla është ai që i shkakton humbje një personi tjetër ose një grupi njerëzish, duke u përdorur pa arritur asgjë pozitive për veten.

Parë në këtë kontekst budallallëku nuk është një çështje të IQ-së, por përkundrazi është mungesë e aftësive relacionale. Ndërsa banditët i bëjnë mirë vetes por dëmtojnë të tjerët , inteligjentët i bëjnë mirë vetes edhe të tjerëve, naivët i bëjnë mirë të tjerëve edhe keq vetes budallenj janë ata që dëmtojnë të tjerët dhe shpesh edhe veten.

Ligji i katërt: Njerëzit jo budallenj gjithmonë e nënvlerësojnë fuqinë dëmtuese të individëve budallenj. Veçanërisht, njerëzit jo budallenj harrojnë vazhdimisht se në çdo kohë dhe vend dhe rrethanë komunikimi dhe/ose shoqërimi me njerëz budallenj gjithmonë rezulton të jetë një gabim i kushtueshëm.

Ligji i pestë: Një budalla është më i rrezikshëm se një bandit. Në fakt, arsyeja e shëndoshë na thotë se njerëzit inteligjentë, sado armiqësorë të jenë, janë të parashikueshëm. Në të kundërt, njerëzit budallenj nuk janë të tillë. Ky ndryshim delikat i bën njerëzit budallenj tepër më të frikshëm sesa çdo kategori tjetër.

Duke lexuar 60 faqet plot ironi Carlo Cipollës, kupton që nuk ka kombinim më të rrezikshëm për një shoqëri se kur drejtohet nga "banditë" që rrethojnë veten me budallenj.

budallenje zegjineja sara

Lini një Përgjigje