TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë17 Shtator 2024, 16:01

Shqipëria një ‘rezervuar’ refugjatësh: Tani po bëhen gati edhe kurdët peshmergë!

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria një ‘rezervuar’ refugjatësh: Tani po

Hall i madh me Edi Ramën...

Mediat evropiane kanë folur këto ditë mbi takimin ndërmjet kryeministrit të Britanisë së Madhe, Keir Stamer dhe homologes italiane Georgia Meloni.

Londra, siç e ka bërë të ditur prej kohësh kërkon që të zbatojë në Shqipëri të njëjtin model që Italia kërkon të aplikojë me Shëngjinin.

Siç mësohet, Edi Rama ka folur me kryeministrin britanik, e janë gjetur edhe vendet. Bëhet fjalë për Memaliajn ose Fushë- Arrësin, si një sit që mund të zgjidhet nga Britania e Madhe për të ngritur një qendër të ngjashme si Italia. Ende nuk dihet numri, por sipas gjasave jemi në të njëjtin nivel.

Por ka edhe më! Pasi bëhet fjalë për një valë të re refugjatësh politikë nga Lindja e Mesme, për të cilët po kërkohet një vend i tretë. Ku Shqipëria po përmendet gjithnjë e më tepër, ngaqë është bërë rrugë.

Bëhet fjalë për kurdët peshmergë iranianë, të cilët janë armiq të qeverisë së ajatollahëve. Dhe ato kanë kërkuar të njëjtin trajtim si muxhahidinët e Manzës.

Siç bën të ditur një media britanike e lidhur me MI6, kurdët peshmergë që kanë luftuar kundër Bashar Al Asadit e ISIS, sot janë në kushtet e kundërshtarëve të talibanëve të Afganistanit. Një pjesë e tyre, kryesisht familjarët, e jo luftëtarët, do të duhet të largohen nga Iraku për tu zhvendosur në Europë. Por asnjë nga vendet e BE nuk i ka dhënë strehim, e pritet që këtë ta bëjë kryeministri Shqiptar Edi Rama. Numri i tyre nuk është i madh, pasi mund të jetë i njëjtë me afganët e ardhur në kohën e pandemisë.

Por nëse ndodh kjo, kemi të bëjmë me një fuqizim politik të Edi Ramës, i cili jo vetëm e ka të garantuar mandatin e katërt, por ka shumë gjasa edhe ka garantuar edhe një llojë amnistie juridike. Sa do të ndodhë kjo ende nuk dihet, por ka qarqe që po e shtyjnë këtë marrëveshje. Madje media britanike thekson se këtë po e kërkojnë më shumë republikanët në kongresin Amerikan, çka do të thotë se kemi të bëjmë me një lobim, edhe nëse vjen Trump.

E sipas të gjitha gjasave Edi Rama po pret të vijë Trump në SHBA, që të krijojë një ’short- cut’ në administratën e tij, që të shtyjë vullnetin e SPAK-ut për t’ju afruar paradhomës së tij. Kjë është e qartë!

Pasi nuk bëhet fjalë për mandatin e katërt në kushtet aktuale, të cilin nuk ka kush e merr tjetër. Madje edhe nëse Rama do të jetë nën hetim përballë Berishës që është po ashtu i homologuar nuk se ka një alternativë. Në këtë rast Berisha mund të marrë më shumë konsensus por pushtet s’merr dot.

Megjithatë bëhet fjalë për fakte që qëndrojnë përtej politikës e që e kthejnë Shqipërinë në një rezervuar refugjatësh, për të cilën askush nuk flet.

Por më shumë se rezervuar, e bën vendin tonë një Ruanda, e para disa vjetësh, e cila nuk e pranoi dhe e refuzoi planin. Pra një rezervat klandestinësh, për të cilët nuk ka as debat, as një plan, por thjesht një firmë të kryeministrit, që e bën këtë për të rritur pushtetin e tij. Ka gjasa, edhe pas 2030-s./Pamfleti

 

kurdët peshmergë rezervuar refugjatësh

Lini një Përgjigje