TAGS-AT E JAVËS

Forum17 Qershor 2026, 17:48

Vetëm 1 milion do të votonin në Shqipëri të dielën

Shkruar nga Eduard Zaloshnja

Vetëm 1 milion do të votonin në Shqipëri të dielën

Rreth 900 mijë nuk do të votonin fare...

Në qoftë se do të ishin zhvilluar zgjedhje të djelën, vetëm 52.6% e banorëve të rritur të vendit do të kishin votuar. Kështu rezultoi nga sondazhi që zhvillova në fundjavë. Dhe meqë kampioni i sondazhit i përfaqësonte 1.9 milionë banorët e rritur demografikisht, gjeografikisht dhe politikisht, mund të ekstrapolohet me afërsi se vetëm 1 milionë prej tyre do të kishin votuar (52.6% e 1.9 milionë).

Nga 1 milion që ishin gati të votonin të djelën, rreth 670 mijë ia jepnin votën PS-së dhe rreth 330 mijë partive të tjera (PD, PL, PR, PDIU, PAA, PBDNJ, PSD, Bashkë, Mundësia, Nisma Bëhet, etj, etj.). Kurse rreth 900 mijë nuk do të votonin fare (shihni grafikun 1).

Vetëm 1 milion do të votonin në Shqipëri të dielën

Për krahasim, vjet më 11 maj, votuan në Shqipëri për PS-në rreth 765 mijë banorë të rritur (rreth 30 mijëve u rezultuan votat e pavlefshme prej fletëvotimeve si fleta gazetash). Për partitë e tjera të sipërcituara votuan rreth 700 mijë (rreth 27 mijëve u rezultuan votat e pavlefshme). Kurse rreth 435 mijë nuk votuan fare (shihni grafikun 2).

Vetëm 1 milion do të votonin në Shqipëri të dielën

votat zgjedhje

1 Komente

  1. A
    Angjelin Tuci.

    Po te trefishonte pensionet Qeveria Rama,do merrte edhe 750 mije votat e pensionisteve per PS.

    Lini një Përgjigje

    Forum