TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Prill 2025, 07:50

Atentati me 4 të plagosur në Tiranë/ Mbi 30 plumba në vendngjarje, dyshohet se ndaj të rinjve kanë qëlluar 3 autorë

Shkruar nga Pamfleti

Atentati me 4 të plagosur në Tiranë/ Mbi 30 plumba në

Tirana u trondit mbrëmjen e djeshme (17 prill) nga një atentat me armë zjarri, ku mbetën të plagosur 4 persona, dy prej tyre të mitur.

Objekt i sulmit ishte një makinë G Class, ku ndodheshin 4 persona, 34, 19, 17 dhe 11 vjeç. Mësohet se autorët kanë ndjekur makinën deri tek rrethrrotullimi i Shkozës, më pas ata kanë hapur zjarr në mënyrë të vazhdueshme.

Nga kamerat e sigurisë dhe nga gëzhojat e gjetur dyshohet se autorët kanë qëlluar me mbi 30 plumba. Mendohet se kanë qenë 3 persona, 2 kanë qëlluar me armë, ndërsa i treti ka patur rolin e shoferit.

Autorët djegin makinën

Si në çdo ngjarje kriminale, autorët pasi kanë kryer krimin janë larguar me nje automjet fuoristradë dhe në zonën e Lundrës e kanë djegur makinën e tyre dhe më pas janë larguar sërish në drejtim të padiur.

Itinerari

Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë ndjekur mjetin nga rrethrrotullimi i Shkozës dhe kanë hapur zjarr në drejtim të tij gjatë ndjekjes.

Menjëherë pas sulmit, autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi dhe më pas kanë djegur automjetin e përdorur në zonën e Lundrës, në një përpjekje për të humbur gjurmët. Automjeti i djegur mbante targa AA 040 YV, të cilat janë në proces verifikimi nga autoritetet.

Të plagosurit

Nga atentati dyshohet se janë plagosur katër persona. Burime për mediat bëjnë me dije se kanë mbërritur të plagosur me armë zjarri shtetasit: Arens Stafa, 34 vjeç, dhe M. Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë dëmtuar në dorë dhe krah. Gjithashtu, në sallën e operacionit janë futur D. Demiraj, 11 vjeç, dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.

Uniformat blu të kryeqytetit kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën dhe në pikat kyçe të Tiranës për kapjen e autorëve.

Ende nuk dihen motivet për ngjarjen e rëndë, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave të atentatit.

Atentati me 4 të plagosur në Tiranë/ Mbi 30 plumba në
Makina tip “G Class”

Lini një Përgjigje