
Balerina dhe koreografja e njohur Enada Hoxha ka folur sërish lidhur me një prej temave më të komentuara, divorcin e saj me Gert Vason.
Ajo tha se puna e saj është e rëndësishme, e sidomos mbështetja emocionale në momente të veçanta.
E pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari se sa e rëndësishme ka qenë puna për të në këtë periudhë, Enada u shpreh me mirënjohje se angazhimi profesional ka qenë një burim force dhe stabiliteti.
“Shumë e rëndësishme dhe falë punës, çdo gjë po kalon më së miri. Jo vetëm unë mendoj, por mendoj që është një fakt që në këtë botë vijmë vetëm dhe largohemi vetëm. Duhet të jemi shumë falënderues dhe mirënjohës Zotit që na rrethon me njerëz që na duan fort, që na mbështesin dhe unë kam në krah njerëz të jashtëzakonshëm, duke filluar nga njerëzit me të cilët jetoj, familjarët e mi, njerëz që pafund më shprehin dashuri çdo ditë, e kam zemrën plot”, tha Hoxha.
Lini një Përgjigje