TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shtator 2025, 09:39

2 shtatori shpallet ditë zie, flamujt ulen në gjysëmshtizë në nderim të regjisorit Anagnosti

Shkruar nga Pamfleti

2 shtatori shpallet ditë zie, flamujt ulen në gjysëmshtizë

Në respekt dhe nderim të figurës së një prej ikonave më të shquara të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen e ditës së martë, datë 2 shtator 2025, si ditë zie kombëtare.

Vendimi u bë i ditur nga Agjencia për Media dhe Informim, e cila konfirmon se gjatë kësaj dite, në të gjithë vendin, flamujt do të ulen në gjysmështizë, ndërsa institucionet shtetërore do të organizojnë homazhe për të nderuar kontributin e vyer të Anagnostit në artin dhe kulturën shqiptare.

Dhimitër Anagnosti, mjeshtër i ekranit dhe i artit skenik, ka lënë pas një trashëgimi të pasur artistike, duke u bërë një nga figurat më të respektuara të kulturës kombëtare.

dhimiter anagnosti

Lini një Përgjigje