TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2026, 09:56

72 orë nën ujë/ Lumi Ishëm del nga shtrati dhe përmbyt tokat bujqësore, izolohen 20 familje në Murqinë

Shkruar nga Pamfleti
72 orë nën ujë/ Lumi Ishëm del nga shtrati dhe përmbyt
Lumi Ishëm del nga shtrati dhe përmbyt tokat bujqësore

Reshjet intensive të orëve të fundit kanë sjellë rritje të nivelit të lumit Ishëm.

Uji në arat e përmbytura prej rreth 72 orësh vijon të shtohet, duke përkeqësuar situatën në terren. Mijëra hektarë tokë bujqësore të mbjella ndodhen nën ujë në disa fshatra të ultësirës së rrethit Krujë, mes tyre Bilaj, Murqinë, Mallkuç, Miliskaj dhe Gramëz.

Gjendja vijon të rëndohet pasi niveli i ujit rritet nga ora në orë dhe kanalet kulluese nuk kryejnë funksionin e tyre, për shkak se nuk janë pastruar prej më shumë se tre dekadash.

Banorët shprehen se asnjë institucion nuk ka shkuar për të parë situatën nga afër. Rreth 20 familje kanë mbetur të izoluara, kryesisht në fshatin Murqinë, ku dy lagjet fundore janë plotësisht të rrethuara nga uji.

Rruga që lidh këto lagje me pjesën tjetër të zonës është e mbuluar nga mbi 50 cm ujë, ndërsa niveli i ujit vazhdon të rritet.

lumi ishem permbyt tokat izolohen 20 familje në murqinë

Lini një Përgjigje