TAGS-AT E JAVËS

Kulture 5 Korrik 2026, 09:11

Shqiptarët në themelet e historisë austriake; mesazhi që u përcoll në 250-vjetorin e Albertina, muzet më të njohur të artit në botë

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptarët në themelet e historisë austriake; mesazhi që u

Dje u festua 250-vjetori i Albertina, një prej muzeve më të njohur të artit në botë.

Në ceremoninë solemne, ku morën pjesë Alexander Van der Bellen, kancelari, zëvendëskancelari dhe përfaqësues të jetës artistike e kulturore të Austrisë, gjatë fjalimeve u theksua disa herë se në fillesat e këtij institucioni të famshëm, 250 vjet më parë, qëndronte Giacomo Durazzo.

Shqiptarët në themelet e historisë austriake; mesazhi që u

Pas ceremonisë, pata rastin t’i drejtohem Presidentit Alexander Van der Bellen me këto fjalë:

“Shqipëria ka qenë dhe mbetet një vend i vogël, por ka dhënë një kontribut të madh në historinë e Perandorisë Habsburge.

E nisim me Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili për dekada pengoi përparimin osman drejt Evropës Qendrore.

Vazhdojmë me Kontin Giacomo Durazzo, me prejardhje nga Durrësi, një nga figurat që hodhi themelet e Albertina-s.

Pastaj me Karl von Ghega, projektuesin e hekurudhës së Semmeringut, një kryevepër e inxhinierisë evropiane.

Me bankierin Georg Simon von Sina, një nga financierët dhe filantropët më të shquar të Perandorisë Habsburge, me origjinë nga Voskopoja.

Dhe me Alexander Moissi, aktorin e madh që e bëri të pavdekshëm interpretimin e rolit të Jedermann-it.” 

Shqiptarët në themelet e historisë austriake; mesazhi që uShqiptarët në themelet e historisë austriake; mesazhi që u

albertina

1 Komente

  1. E
    ENGJELL CEKA....NGA SHKODRA

    VLERSIM QE NDERON KOBIN SHQIPTAR..RESPEKTE DHE MIRENJOHJE

    Lini një Përgjigje