TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Mars 2026, 08:21

A rrezikohet Shqipëria nga raketat iraniane?

Shkruar nga Pamfleti
A rrezikohet Shqipëria nga raketat iraniane?
A rrezikohet Shqipëria nga raketat iraniane?

Analisti Endri Tafani ka deklaruar në studion e “Quo Vadis” mbrëmjen e djeshme se Shqipëria nuk rrezikohet nga raketat iraniane, pasi jemi nën mbrojtjen ajrore të NATO-s.

Por për Tafanin ekziston një rrezik tjetër, që mund të jenë aktet terroriste.

Pjesë nga biseda:

Tafani: Ne jemi pozicionuar tashmë. E kemi marrë MEK-un sepse kemi detyrimet tona. Na pëlqente dikur që Perëndimi të rrezikonte jetën për t’i dhënë lirinë Kosovës, tani duhet të rrezikojmë pak edhe ne.

Gazetarja: A rrezikojmë ne?

Tafani: Probabiliteti është i vogël. Sistemet ajrore që janë vendosur në Turqi dhe në vendet e tjera e bëjnë thuajse të pamundur që të ndodhë një gjë e tillë. Por ekziston gjithmonë mundësia e akteve terroriste. Në vitin 2019 këtu janë larguar persona që kishin planifikuar vendosjen e bombave. Akte të brendshme mund të ketë, por një goditje në kuptimin e raketave është e vështirë.

Gazetarja: Hapësira jonë mbrohet nga Greqia dhe Italia?

Tafani: Në krahun e Iranit, mbrojtjen e parë e kemi nga Turqia. Do të ishte ndryshe situata, siç ishte në rastin e Arabisë Saudite. Por për distanca kaq të largëta është shumë e vështirë që të ndodhë. Pra, është praktikisht e pamundur të ndodhë një gjë e tillë. Por nëse kapacitetet rriten, mund të ndodhë në të ardhmen. Për interesin tonë është mirë që Irani të mos ketë as armë bërthamore e as raketa. Tjetra, koncepti teologjik i shiitëve është Imami Mehdi; sipas doktrinës shiite ai jeton i fshehur dhe do të dalë kur të ndodhë një katrahurë e madhe. Mos harroni që brenda Iranit ka njerëz që kërkojnë një përfshirje globale.

rrezik shqiperia raketa iraniane

Lini një Përgjigje