Deputetët sfiduan urdhrin për prani në Kuvend pas përplasjes Rama-Braçe. Kryeministri kërkon kontroll të imtësishëm në qarqe, ndërsa shumica prej 83 mandatesh jep sinjalet e para të fragmentimit...
Në të gjitha votimet e seancës së djeshme të Parlamentit, mazhoranca arriti të siguronte vetëm 74 vota. Ajo e përdori këtë grup të gatshëm votash për të miratuar marrëveshjen me SHBA-në, si dhe procedurat për diskutimin dhe votimin e saj.
Nga 83 votat që ka shumica aktuale, dje munguan plot nëntë. I njëjti fenomen u shfaq edhe në fillim të vitit, kur tensionet brenda grupit parlamentar të PS-së arritën përsëri nivele të larta.
Një vështrim mbi listën e deputetëve të pranishëm dhe atyre që munguan tregon se vetëm tri mungesa mund të konsiderohen “me arsye”. Këtu përfshihen Edi Rama dhe ndonjë deputet tjetër.
Pjesa tjetër përfshin emra që përgjithësisht nuk mungojnë në seancat parlamentare, por edhe disa nga të ashtuquajturit “deputetë të zënë me punë”, për shkak të udhëtimeve jashtë vendit. Ndoshta këto mungesa nuk mund të quhen rebelim në kuptimin e plotë të fjalës, por ato përbëjnë gjithsesi një sinjal.
Ky sinjal vjen menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar, ku ndodhi përplasja mes Edi Ramës dhe Erion Braçes.
Këto zhvillime duket se kanë rritur shqetësimin e Edi Ramës. Edhe dje, gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë, kryeministri kërkoi që ata t’i mbanin afër deputetët në çdo qark dhe t’i raportonin atij në mënyrë të hollësishme për çdo takim që zhvillonin.
Në mazhorancën aktuale nuk ka shumë gjasa të ndodhë një rebelim klasik. Kushtet brenda një partie me një qendër të vetme komandimi, por me disa grupe të ndryshme interesi, nuk e favorizojnë një zhvillim të tillë.
Megjithatë, pakënaqësitë që gëlojnë prej kohësh mes deputetëve të mazhorancës po shfaqen dhe po artikulohen gjithnjë e më shumë.
Mungesat e ashtuquajtura pa arsye përbëjnë një këmbanë alarmi për Edi Ramën, por edhe për ata deputetë që, siç ka deklaruar vetë kryeministri, flasin nëpër tavolina, por heshtin në mbledhjet e grupit parlamentar të PS-së.
Mungesa në një votim të kërkuar me urdhër nga lart prej Edi Ramës përbën një mesazh për fillimin e një faze të re të mazhorancës. Një mazhorancë që, të paktën politikisht, nuk duket se i ka më 83 vota në Kuvend./Pamfleti
As mos prisni rebelim te brendshem nga eunuket e partise socialste qe hane bar dhe gomarlliqet skizofrenike te Edi Rames nuk i shkelin se ja ka pagu sumn ai me mandatet e deputetve qu ka dhene. Gjithe koka e PS eshte e dhjere nkorrupsion por krenare e grusht bashkum pas liderit histo-skizofreniko- alucinant qi ka ditet e numrume edhe pa revolte te brendshme. Tung Gjergj Zefi,