TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Korrik 2024, 22:09

Deklaratat e Dumanit, Balla: Kemi bashkëpunim të ngushtë me SPAK, vetëpastrimi i policisë objektivi im

Shkruar nga Pamfleti

Deklaratat e Dumanit, Balla: Kemi bashkëpunim të ngushtë me SPAK,

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, teksa ka komentuar deklaratat e Altin Dumanit, tha se bashkëpunimi mes policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme është i shkëlqyer.

Balla tha se vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është një nga objektivat e tij kryesore si ministër, ndërsa tha se është e pamundur që gjithë këto operacione kundër krimit të organizuar zhvillohen me sukses pa policinë e shtetit.

Unë e kam thënë vetë, vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është një nga objektivat e mia kryesore në krye të Ministrisë së Brendshme. Në një raportim është thënë se në 4 vite janë 69 punonjës policie të proceduar apo të arrestuar. Për mua këta janë pak se janë 243 gjatë vitit të fundit, nga korriku i 2023 në korrik 2024, janë 243.

A ka punonjës policie që tradhtojnë uniformën? Pa dyshim që ka. Pa Policinë e Shtetit nuk mund të bësh dot asnjë operacion, gjithë kjo punë e mirë kundër krimit të organizuar, bëhet me prezencën dhe me punën kolosale të Policisë së Shtetit. Ndërkohë unë e them që pa prokurorët e SPAK ne do e kishim të vështirë të kishim sot këtë situatë në luftën, në ravanshin e shtetit kundër krimit të organizuar. Të mos harrojmë që në Policinë e Shtetit janë 10 mijë punonjës, s’munden që disa ngjarje të paparandalusheme të nxinë punën e Policisë së Shtetit”, tha Balla në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.

 

Lini një Përgjigje