Pas mbylljes së Universitetit Bedër, simbolika e dhuratës së Erdoganit lexohet si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë, ku përplasen interesat politike, ndikimi fetar dhe balancat gjeostrategjike në Ballkan...
Dhurata “bixarre” e Rexhep Tayyip Erdoganit për krerët e shteteve të NATO-s shkaktoi jo pak diskutime dhe debate, sidomos në Europë.
Në fund të fundit, sulltani pikërisht për këtë e kishte bërë: për të dërguar mesazhe atje ku i interesonte, por edhe për konsum të politikës së brendshme turke.
Në Shqipëri, një pjesë e opinionit publik, veçanërisht kundërshtarët e Edi Ramës, e trajtuan me humor të zi revolverin e shoqëruar me shtatë plumba.
Nard Ndoka, kreu i PDK-së, i njohur për batutat e tij, nuk e humbi rastin për të lëshuar një thumb.
Sipas tij, meqë protesta po i kërkon largimin Edi Ramës, Erdogani i kishte dërguar edhe mjetin e duhur për të “reflektuar”.
Humori i zi i Nard Ndokës, edhe pse mund të konsiderohet makabër nga mbështetësit e Edi Ramës, në fakt mbart një simbolikë që lidhet me traditën politike të Portës së Lartë, ku dhuratat kanë shërbyer shpesh edhe si paralajmërime.
Që në momentin kur erdhi në pushtet, madje edhe përpara kësaj, Edi Rama pranoi ta quante partneritetin me Turqinë një marrëdhënie strategjike.
Por me kalimin e viteve, ky partneritet u shndërrua në një marrëdhënie gjithnjë e më të varur.
Madje, sipas kritikëve të tij, edhe në një formë vasaliteti politik.
Ky proces u frenua nga ndërhyrja amerikane dhe europiane, veçanërisht kur Turqia tentoi të shtonte ndikimin e saj mbi Komunitetin Mysliman Shqiptar.
Pas kësaj rezistence, Edi Rama nisi të afrohej më shumë me Izraelin, duke kërkuar një lloj ekuilibri strategjik përballë presionit turk.
Ndërkohë, Ankaraja aktivizoi gjithnjë e më shumë rrjetet e saj të ndikimit në Shqipëri, sidomos pas hapjes së Xhamisë së Madhe të Tiranës.
Por, i ndodhur nën presionin e protestës dhe i shqetësuar nga zhvillimet e brendshme politike, Rama vendosi të kërkonte një kompromis me Erdoganin.
Simboli i këtij kompromisi, ishte mbyllja e Universitetit Bedër, institucion i administruar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.
Një “dhuratë” që iu dërgua në valixhe Presidentit turk.
Dhe që, iu kthye në formën e një revolveri Magnum 357, një prej armëve simbol të industrisë ushtarake turke.
Një revolver që, Rama e ka vendosur në dollapin e dhuratave pranë zyrës së tij, si kujtim të porosisë së Sulltanit.
Një porosi që lidhet me kërkesën për largimin e Bujar Spahiut dhe të gjithë drejtuesve aktualë të Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Që më pas të zëvendësohen me njerëz të afërt me Ankaranë.
Nëse një skenar i tillë do të realizohej, do të rrezikohej jo vetëm autonomia e një prej institucioneve më të rëndësishme fetare në vend, por edhe vetë siguria kombëtare.
Sepse strukturat e kontrolluara politikisht mund të shndërroheshin në instrument ndikimi të një shteti të huaj.
Një proces që do të niste me ndikimin mbi institucionet fetare, do të prekte identitetin kulturor e kombëtar dhe më pas do të shtrihej edhe mbi pasuritë e paluajtshme.
Komuniteti Mysliman Shqiptar është ndër pronarët më të mëdhenj të pasurive të paluajtshme në vend.
Dhe pikërisht kjo, shton shqetësimin se këto prona mund të kalojnë gradualisht nën ndikimin ekonomik të investitorëve të lidhur me Turqinë.
Në këtë mënyrë, çështja nuk mbetet vetëm fetare.
Ajo merr përmasa strategjike.
Sidomos në një moment kur, Erdogani ndjen se ka fituar më shumë hapësirë veprimi në rajon pas zhvillimeve të fundit në NATO.
Në këtë logjikë, Ballkani, dhe veçanërisht hapësira shqiptare, mbetet pjesë e thellësisë strategjike të projektit neo-osman që Presidenti turk synon të ndërtojë./Pamfleti
Tokat e komunitetit musliman jane te shqiptareve,shqetesohuni per tokat qe po i shet çifuteve se po na kthen si ne Gaza.Çifutet nuk bejne dallim jemi muslimane apo te krishtere .
Kobure alet e mire qe nuk ben xhap se rrotullohet mulliri. 100% garanci per te hedhur trute ne ere. Me kete alet do ia fuse plumbin vehtes kur te shohe nga dritarja qe po vijne ta arrestojne.