TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2025, 18:44

“E kanë marrë peng Gaz Bardhin”, Curri “i shqetësuar” për deputetin demokrat: Nuk po e gjen dot njeri

Shkruar nga Pamfleti

“E kanë marrë peng Gaz Bardhin”, Curri “i

Analisti Arjan Curri duke parë rezultatin e zgjedhjeve në qytetin e Fierit, pyeti në formë ironie kandidatin demokrat të Tiranës Andi Mustafaj, nëse e dinte ku është për Gazment Bardhi.

Andi Mustafaj u përplas gjatë intervistës në “TCH” me analistin, teksa ky i fundit ka kritikuar largimin e Gazment Bardhit nga fokusi i zgjedhjeve.

Debati në studio:

Arjan Curri: Keni informacion për vendndodhjen e Gazment Bardhit, se jemi të shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e tij? Jemi të shqetësuar se është zhdukur, nuk po e gjen dot njeri.

Andi Mustafaj: Unë jam i deleguar në fier, kështu që nuk e di.

Arjan Curri: Unë jam i shqetësuar realisht.

Andi Mustafaj: Nuk kam informacione që ai ka probleme shëndetësore. Nuk e di.

Arjan Curri: Mendoj se mund ta kenë marrë peng, a është mirë a është lokalizuar.

Andi Mustafaj: Nuk ka rrezik ta kenë marrë peng.

Arjan Curri: Nga zyra dhe duke tërhequr numëruesit nuk fitohet. Duke lënë numërimin dhe të ikësh të shohësh ndeshjen… jeni kaq fresk.

Lini një Përgjigje